Data e re e zgjedhjeve/ Vasili-Ramës: Klloçkë të bëfshin mirë vezët, zgjedhjet më 13 tetor

Data e re e zgjedhjeve/ Vasili-Ramës: Klloçkë të bëfshin mirë vezët, zgjedhjet më 13 tetor

Pas vendimit të dekretit të ri nga presidenti Ilir Meta, i cili tha se zgjedhjet lokale do të mbahen më 13 tetor ka ardhur edhe një reagim nga radhët e opozitës.  Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili  i drejtohet kryeministrit Rama duke e cilësuar si  'klloçkë' dhe më pas shkruan se zgjedhjet do jenë në 13 tetor.

Reagimi i Vasilit vjen pas, postimit të Ramës në rrjetet sociale ku vijon të theksojë se data e zgjedhjeve (30 qershor) nuk do të ndryshojë.

Kujtojmë se dekreti i ri i Metës për zgjedhjet erdhi pas një takimi ditën e sotme me kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili.

"Cicëriu prap Rama. Ka ngecur tek foleja e çunave të Shijakut ku ngroh vezët e prishura të 30 qershorit. Klloçka kryeministër në 13 tetor janë zgjedhjet. Ndaj mblidhi vezët, haji dhe të bëfshin mirë."-shkruan Vasili në rrjetet sociale.

Ndryshe nga sa kishin deklaruar më parë ku për ta nuk kishte rëndësi data e zgjedhjeve por largimi i Ramës, tashmë opozita, të paktën LSI është dakord me datën e re të zgjedhjeve që u vendos nga ish kryetari i tyre dhe presidenti i vendit, Ilir Meta.


Lajmi kryesor:

13 tetori/ Vasili-Ramës: Klloçka kryeministër mblidhi vezët! Salinjani: Nuk kishim problem datën


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen