Pas shpalljes së datës së re për zgjedhjet lokale të 13 tetorit nga presidenti Ilir Meta, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Ai thotë se e kishte paralajmëruar çmendurinë e dytë. Kreu i qeverisë shprehet se data e nxjerrë nga një filxhan imagjinar është nul absolut duke quajtur 30 qershorin si të vetmen datë zgjedhjesh. Kryeministri ironizon Metën dhe thotë se është në prag shkarkimi, por zgjedhjet nuk i vret dot. Më herë kryeministri Edi Rama e quajti presidentin e Republikës, drejtues të opozitës.

Reagimet e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në rrjetet sociale
Reagimi i parë; Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj. Çfarë karnevalesh politike.

Reagimi i dytë; Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën

Reagimi i tretë; A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni. Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një NULLUM ABSOLUTUM dhe QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM. 30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:58
Dekreti i ri, Rama vijon ironinë: Meta e vendosi dy ditë para ditëlindjes së Doktorit që e ka si shpirt...

Rama vijon që të ironizojë Presidentin Meta pas dekretit të ri për zgjedhjet lokale, që caktoi datën 13 tetor. Kryeministri thotë se kreu i shtetit vendosi këtë datë, pasi është 2 ditë para ditëlindjes së Sali Berishës (lexo ketu).

"E paska lëvizur datën me 8 ditë, se 21-shi i binte e hënë ose pastaj e ka lexuar si 2 ditë para ditëlindjes së 1-shit, domethënë Doktorit, që e ka si shpirt kur shpirtin i’a merr peng paniku" tha ai.

Ora 17:56
Dekreti i ri i Metës, Rama: Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot

1561651028_1561565807edirama5.jpg
Pas vendimit të Presidentit për datë të re zgjedhjesh, kryeministri Rama ka reaguar sërish përmes një statusi në Facebook duke ironizuar dhe krahasuar Ilir Metën me Haxhi Qamilin. Megjithatë ai thotë se zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re."Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte nje togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvaneve tregtare. Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të!

Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës.Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30QERSHOR; qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman" shkruan Rama.

Ora 15:20
Spiropali për 13 Tetorin: Ta pyesë dikush Qametën kush do t'i organizojë zgjedhjet

1560418021_spiropali.jpg

Zëdhënësja e Qeverisë Elisa Spiropali pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta të 13 tetorit, si datë të re për zgjedhjet lokale. Spiropali injoron duke thënë se tashmë nuk ka kush t'i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit pasi institucionet zgjedhore e kanë thënë fjalën e tyre.

"Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!", shkruan Spiropali.