Data e zgjedhjeve, PAA: Të 
mundshme në 16 ose 23 korrik

Data e zgjedhjeve, PAA: Të <br />mundshme në 16 ose 23 korrik
TIRANE- Data 16 ose 23 korrik duket se janë datat që po negociohen nga Rama dhe Basha për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. 

Takimi mes kreut të qeverisë dhe kryetarit të PD në ambientet e Pallatit të Kongreseve vijon prej orës 10:00, ndërsa ajo që mbetet emigmë ende është data e zgjedhjeve, pasi me pranimin e paketës McAllister, 18 qershori bëhet i pavlefshëm. 

Ka qenë përfaqësuesi i PAA, Thoma Miço i cili deklaroi pas mbledhjes së Kolegjit Zgjedhor, se datat 16 dhe 23 korrik, janë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve. 

"Si datë për zgjedhjet e theksova datën 16 dhe 23 korrik. Në mënyrë që mos shkelet as Kushtetuta", tha Miço, 

Kolegji shtyn në 22 maj vendimin për "listat"
Kolegji Zgjedhor ka shtyrë për në datën 22 maj vendimin për padinë e Partisë Aleanca Popullore (PAP), me objekt shfuqizimin e listave shumëemërore të kandidatëve për deputetë. 

Seanca në Kolegj nisi rreth orës 10:30, ndërsa pas marrjes në shqyrtim të kërkesës dhe tërheqjes për vendim, trupa e Kolegjit ka vendosur të shtyjë për në datën 22 maj vendimin përfundimtar.

Më herët, Partia Agrare Ambientaliste, një tjetër forcë politike kjo që kërkoi rrëzimin e listave, u tërhoq nga padia me argumentin se arritja e marrëveshjes Basha-Rama e bën të pavlefshme ankimin në Kolegj.

Mbledhja e Kolegjit e drejtuar nga gjyqtari Gjin Gjoni ishte thjesht formalitet. 



Zhvillimet në Kolegjin Zgjedhor

Ora 12:45 Thoma Miço: Zgjedhjet, në 16 ose 23 korrik
Përfaqësuesi i PAA, Thoma Miço, u shpreh pas mbledhjes së Kolegjit Zgjedhor ku u vendos pushimi i padisë së agrarëve për rrëzimin e listës shumëemërore. 

Miço tha se datë e mundshme për zgjedhjet parlamentare mund të jetë edhe 23 korriku. 

"Presim marrëveshjen të jetë institucionale dhe më pas të futemi të gjithë në zgjedhje. Si datë për zgjedhjet e theksova datën 16 dhe 23 korrik. Në mënyrë që mos shkelet as Kushtetuta", tha Miço. 



Ora 12:45 Kolegji merr vendimin, pushon ankimimin e PAA

Ora 12:30 Kërkesa e PAA, Kolegji mbledhje formale
Kolegji Zgjedhor nisi mbledhjen për marrjen në shqyrtim të kërkesës së PAA për rrëzimin e listave shumëemërore.

Fakti që PAA u tërhoq nga kjo kërkesë, pas zhvillimeve të fundit dhe nënshkrimit të marrëveshjes maxhorancë-opozitë, mbledhja e Kolegjit e drejtuar nga Gjin Gjoni ishte thjesht formalitet. 

Ora 12:25 Thoma Miço i PAA: Data e zgjedhjeve, të mos cenohet Kushtetuta
Përfaqësuesi i Partisë Agrare Ambientaliste, Thoma Miço shpjegoi për Report Tv arsyet e tërheqjes së padisë së PAA nga Kolegji Zgjedhor për shfuqizimin e listave shumëemërore. 

Sipas tij, zhvillimet e fundit, pas marrëveshjes Rama-Basha, kanë rrëzuar 18 qershorin dhe për këtë arsye procesi duhet të nisë nga e para me caktimin e një date të re zgjedhjesh. 

"Kërkesa për tërheqje ka të bëjë me ndryshimin e zhvillimeve të fundit. Në momentin që bie 18 qershori, bien edhe të gjitha proceset e tjera dhe procesi nis edhe njëherë nga e para. 

Data më e mirë është ajo që nuk prek kushtetutën, pra një datë brenda pranverës. Për ne, datat 16 korrik dhe 23, janë data të pranueshme
", u shpreh Miço.
shoku mico

Ora 11:20 Kolegji Zgjedhor shtyn vendimin për në datën 22 maj

Ora 11:00 Juristja e KQZ: PS të pranohet palë në proces

Ora 10:55 Kolegji pranon kërkesën, PS palë në proces
Kolegji Zgjedhor vendosi të pranojë kërkesën e PS për t'u bërë pjesë në proces si person i tretë. 

Po ashtu Kolegji vendosi të thërrasë si palë edhe PDIU, LSI, PAD, LISTA e Barabartë, MEGA, FRD, Partinë Komuniste, PAPD, etj. 

Ora 10:48 Kolegji Zgjedhor tërhiqet për vendim për përfshirjen e PS si palë në proces 

Ora 10:40 PS kërkon të jetë palë në proces me PAP
PS kërkon të regjistrohet si palë në procesin gjyqësor ku PAP ka paditur vendimin e KQZ për miratimin e listave të kandidatëve të 18 qershorit. 

Ora 10:30 Nis mbledhja e Kolegjit, shqyrtohet padia e PAP

Ora 09:30 Ankimimi në Kolegj, s'tërhiqet PAP, Dojaka: U shkel Kodi
Pavarësisht se PAA e Agron Dukës është tërhequr nga ankimimi, të njëjtën gjë nuk e ka bërë partia Aleanca Popullore e Artur Dojakës, parti kjo e koalicionit të majtë.

I pyetur nga Report Tv, kreu i kësaj force politike, Dojaka, deklaroi se s'do tërhiqet nga ankimimi për rrëzimin e listave të 18 qershorit. 

"Është shumë e qartë shkelja ligjore, Kolegji Zgjedhor deklaron qartë se listat duhet të depozitohen jo më vonë se 45 ditë nga data e zgjedhjeve. Dhe përmes një llogaritje, data 29 e prillit, kur janë bërë dorëzimet e listave, është në shkelje me ligjin. Jemi të nderuar që jemi në mbështetje të shtetit ligjor. Është gjykata e cila jep verdiktin përsa i përket ligjit dhe ne do të jemi vetëm shërbëtorë të ligjit", u shpreh Dojaka. 



  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira në Lojërat Olimpike, VAR anulon golin e Argjentinës pas katër orësh! Maroku fiton 1-2, dhunë në fushë nga tifozët

VIDEO/ Çudira në Lojërat Olimpike, VAR anulon golin e Argjentinës pas katër orësh! Maroku fiton 1-2, dhunë në fushë nga tifozët