Data e zgjedhjeve, Partitë të
hënën te Nishani, Topi i paftua

Data e zgjedhjeve, Partitë të <br />hënën te Nishani, Topi i paftua
TIRANE- E hëna do jetë një ditë e ngjeshur takimesh për kreun e shtetit Bujar Nishani, i cili do të zhvillojë konsultime të veçanta me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme. Ndërkohë që ende deri më tani nuk ka lëshuar ndonjë ftesë për kreun e FRD, ish-Presidentin Bamir Topi për ta pasur dhe atë në takime për konsulimet për caktimin e datës së zgjedhjeve. Axhenda e Presidentit do të haper me partinë e parë qeverisëse të mazhorancës.

Takimin e parë Nishani do ta zhvillojë në orën 10:00 me kreun e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi, ndërsa në orën 11:00 është caktuar takimi me kreun e Grupit Parlamentar Socialiste Gramoz Ruçi. Takimi me kreu e Grupit Parlamentar të LSI-së Lefter Koka është caktuar ora 12:00, kurse një orë më vonë do takohet me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, me pas do presë Vangjel Dulen e PPDNJ-së, ndërsa takimi i fundit është në orën 15:00 me kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi.

Pas këtyre konsultimeve kreu i shtetit do dekretojë datën e zgjedhjeve të vitit 2013-së. Ndërkohë që pak ditë më parë zhvilloi dhe një takim njohës dhe konsultues me tërë ekipin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, duke kërkuar prej tyre të jenë vetëm rob të ligjit dhe vetëm ligjit.

PRESIDENCA: FRD NUK ESHTE PARTI PARLAMENTARE
Në orët e mbrëmjes, Presidenca ka sqaruar se Bamir Topi nuk është thirrur në takimet me Kreun e Shtetit pasi FRD që ai drejton nuk është një parti parlamentare ndërsa ftesa e Nishanit i është drejtuar vetëm atyre forcave politike që përfaqësohen në Parlament në bazë të zgjedhjeve të 2009.

“Presidenti ka thirrur në takime konsultuese për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin, partitë parlamentare që kanë dalë si të tilla nga zgjedhjet përkatëse. Se cilat janë partitë parlamentare, Presidenti i është referuar rezultatit zyrtar të shpallur nga KQZ”, sqaroi Presidenca e Republikës për Shqiptarja.com.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës