Davutoglu njofton formimin e qeverisë së re

/ATSH-AFP/ - Kryeministri islamo-konservator turk, Ahmet Davutoglu publikoi sot emrat e ministrave të qeverisë së re, ku bën pjesë gjithashtu edhe dhëndri i presidentit Recep Tayyip Erdogan, Berat Albayrak, emëruar si ministër Energjisë.
Presidenti, bashkëpunëtorë të afërt të të cilit bëjnë pjesë në kabinetin e ri, kishte ngarkuar Davutoglunë për formimin e një kabineti të ri pas triumfit të Partisë Drejtësi dhe Zhvillim gjatë zgjedhjeve të parakohshme legjislative më 1 nëntor.
Ky ekip i ri përfshin personalitete të shumta të gjykuar si bashkëpunëtorë të afërt të Erdogan, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e të cilit, në pushtet që prej 12 vjetësh fitoi 49,5 për qind të votave në zgjedhjet legjislative të parakohshme më 1 nëntor dhe rifitoi maxhorancën absolute që kishte humbur pesë muaj më parë.
Mes tyre bëjnë pjesë Efkan Ala (ministër i Brendshëm) dhe Binali Yildirim (ministër i Transporteve).
Ish-zëvendësministri i ngarkuar i Ekonomisë dhe vlerësuar në botën e biznesit, Ali Babacan nuk bën pjesë në kabinetin e ri. Ai u zëvendësua në këtë post nga ish-ministri i Financave, Mehmet Simsek.
Portofoli i Punëve të Jashtme, një post i ndjeshëm në një Turqi të përballur me kriza të shumta rajonale, iu besua Mevlut Cavusoglusë.
Në një fjalim të shkurtër para shtypit, Davutoglu konfirmoi se reforma strukturore do të ndërmerreshin gjatë mandatit katër vjeçar.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai