Davutoglu: Turqia ka detyrë të mbrojë kufijtë e saj

/ATSH-AFP/ - Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu e justifikoi vendimin e forcave të armatosura për të sulmuar sot një avion ushtarak rus, që kishte shkelur sipas Ankarasë, hapësirën e saj ajrore, duke konfirmuar se ishte detyrë e tyre për të mbrojtur kufijtë.
"Të gjithë duhet të dinë se është në të drejtën tonë ndërkombëtarisht të njohur dhe detyrë e jona kombëtare për të marrë të gjitha masat e nevojshme kundër çfarëdo shkeljeje të hapësirës tonë ajrore apo kufijve tanë", deklaroi Davutoglu.
Aviacioni turk sulmoi sot një avion luftarak rus Sukhoi Su-24 që merrte pjesë në operacionet përkrah trupave të regjimit të Damaskut në veri të Latakias, në veriperëndim të Sirisë, shumë pranë kufirit turk.
Ky incident është më seriozi mes Turqisë dhe Rusisë që prej fillimit të angazhimit ushtarak rus në mbështetje të presidentit, Bachar al-Assad dy muaj më parë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai