Tekniku i njohur në fund letrën e tij e mbyll duke thënë se e ardhmja e flet shqip duke lënë fare qartë të nënkuptohet se ka pranuar ofertën e Dukës për të drejtuar Shqipërinë edhe për dy vjet të tjera. “Një FALEMINDERIT madhështor për të gjitha mesazhet që jeni duke më dërguar, pavarësisht dy ndeshjeve të fundit. E them dhe e shkruaj menjëherë: FUTBOLLI SHQIPTAR PO RRITET. Dhe rruga e rritjes kalon edhe nëpërmjet momenteve të vështira, zhgënjimeve përvëluese dhe performancave të lëna në mes. ËSHTË NORMALE! ËSHTË NORMALE sepse të gjitha këto bëjnë pjesë në procesin e RRITJES.
E rëndësishme është të mos humbim, të mos hutohemi prej polemikave kalimtare të gjeneruara nga një zhgënjim momenti. Është thelbësore të shtrëngojmë fort dhe gjithmonë drejt rotacionin fiks. Nevojitet të ndjekim rrugën e gjurmuar dhe të vazhdojmë punën e ndërmarrë, duke këmbëngulur në punën e kryer. E më pas…., KURRË të mos tërhiqemi! Ne duhet të luftojmë për fatin e këtyre kualifikimeve për aq kohë sa matematika nuk jep verdiktin e saj! Jam i sigurt se në fund të rrugës (të ndërmarrë pak më shumë se një viti), rrugës së kombëtares shqiptare, ka një objektiv për të arritur. Ky objektiv është e ARDHMJA e UNITETIT. Një e ardhme që do të japë përmbushje, sadisfaksion. E ARDHMJA FLET SHQIP. Unë jam i sigurt.
d.b/shqiptarja.com