De Biasi: Ishim euforikë, gabuam
në fund Curcic falenderon FSHF

De Biasi: Ishim euforikë, gabuam<br />në fund Curcic falenderon FSHF
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi pas ndeshjes ka thënë se lojtarët bënë gabime në minutat e fundit duke pësuar dy gola që shumë lehtë mund t’i kishin evituar, duke mos u hapur shumë.

“Kemi bërë një ndeshje teknikisht shumë të mirë, por bëmë gabime pasi më duket sikur ekipi u tërheq nga publiku. Duhet të merrnim një pikë këtu, por sërish pësuam gol në minutat e fundit, ashtu si ndaj Portugalisë.

Mua më pëlqen që lojtarët kanë një zemër të madhe, por në momente të caktuara duhet të përdorim logjikën”, ka thënë De Biasi pas ndeshjes. Shqipëria ka humbur për herë të dytë në të njëjtën mënyrë në Elbasan në minutat e fundit.

Lorik Cana
Kapiteni Lorik Cana ka qenë i pari që ka marrë përgjegjësinë për humbjen e pësuar ndaj Serbisë. “Është hera e dytë që pas ndeshjes me Portugalinë që pësojmë golin në fund, nuk duhet të zhvendoseshim shumë përpara. Ekipi tregoi një dëshirë të jashtëzakonshme për të fituar lojën dhe kjo na penalizoi shumë në minutat e fundit.

Duhet të kishim mjaftuar 0-0, që do të na conte me dy rezultate në Armeni. Marr përgjegjësinë  për humbjen duhet të isha më këmbëngulës që t’i mbaja afër vetes dhe të mos i kisha lënë të dilnin në sulm. Nuk këmbëngulëm mjaftueshëm që të mos rrezikonim. Pas tre ditësh e kemi në dorë vetë fatin tonë”, deklaroi Cana.


Radovan Curcic

Trajneri i ekipit të Serbisë, Radovan Curcic ka falënderuar federatën shqiptare të futbollit për organizimin e ndeshjen në Elbasan, ndërsa ka deklaruar se golat nuk u festuan me mllef ndaj shqiptarëve. “Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe besoj që e merituam fitoren përballë Shqipërisë.Pritëm deri në fund duke shpresuar dhe besuar dhe në fund u shpërblyem duke shënuar dy herë.

Golat nuk i festuam me mllef, por si cdo herë tjetër kur merr një fitore. Dua të falënderoj federatën për organizimin e ndeshjes, pasi gjithçka shkoi në normalitet. Kjo ishte një fitore morali për Serbinë, pasi këtë edicion nuk kemi shanse që të kualifikohemi, por po ndërtojmë një grup të mirë për eliminatoret e Rusisë më 2018”deklaroi ai.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh