De Biasi: Nuk i prishim punë Kosovës
Cana: Largohem pas Europianit 2016

De Biasi: Nuk i prishim punë Kosovës<br />Cana: Largohem pas Europianit 2016
Pas mbërritjes në Prishtinë trajneri Gianni De Biasi ka dalë para mediave duke folur për sfidën dhe deklaratat e ditëve të fundit për talentet. “Dyert e kombëtares janë të hapura për çdo futbollist shqiptar, unë do të ftoj lojtarët që kanë ndihmuar në kualifikim. Kemi marrëdhënie të mira me FFK-në dhe nuk do ta pengojmë në rrugën e saj.

Kemi një ekip shumë të mirë edhe Kosova ka fatin e mirë që ka shumë lojtarë të mirë dhe në rast që ndonjë futbollist nuk ftohet nga Kosova atëherë ne do ta ftojmë. Pas kualifikimit ishte detyrim që të festonim edhe në Kosovë. Sot do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, pasi duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që të përgatitemi sa më mirë për Evropian”tha ai. Ndërsa në konferencë ka folur edhe kapiteni Cana duke dhënë një lajm të keq për të gjithë tifozët.

“Pas kampionatit Evropian do te ulem me familjen dhe De Biasin dhe do të bisedojë rreth të ardhmes time” duke paralajmëruar tërheqjen nga futbolli. Ndërsa më pas u ndal te pritja “Jam krenar që jam në një vend dhe në një stadium ku unë kam debutuar dhe ku babai im ka qenë pjesë e ekipit që i përket ky stadium. Kombëtarja jonë ka arritur një sukses dhe i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët me kualifikimin në Europianin e Francës. Pritja ka qenë shumë e mirë nga çdo person që kemi takuar, çdo makinë na kanë përshëndetur dhe të gjithë njerëzit, ashtu si dhe ‘Plisat’, ndaj dhe ishte vërtet një pritje fantastike”, ka deklaruar Cana.

Taulant Xhaka tha se “Është një ndeshje shumë emocionuese, e gjithë familja do të jetë këtu. Rezultati nuk ka rëndësi në këtë ndeshje. Duhet ta shijojmë në maksimum këtë moment të mirë për gjithë shqiptarët”. Presidenti Duka duke treguar prapaskenat e përgatitjes së miqësores me Kosovën. “Ishim në dyshime nëse duhet të luanim apo jo në Kosovë, por kjo ide erdhi pas fitores me Armeninë.

Kemi ardhur këtu për t’i nderuar kosovarët dhe për të festuar frytin e punës të Kombëtares sonë. Kjo ndeshje është festive dhe ne duhet të festojmë si është më së miri. Futbollistët do të festojnë duke luajtur futboll dhe shpresoj se do të jetë një ndeshje Fair-Play”, ka thënë Duka. Ndeshja pritet në një interesim shumë të madh, teksa biletat janë shitur të gjitha dhe stadiumi pritet të jetë plot.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën