Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, De Biasi është shprehur pas shorti se Shqipëria nuk ka qenë me fat, pasi është peshkuar nga ekipe mjaft të forta dhe shanset për kualifikim janë shumë të vogla. "Nuk ishim me fat, short i vështirë pasi kemi kundërshtarë më të fortë. Një short që askush nuk e dëshironte.
Mendoj që grupi ynë është grupi më i vështirë në këto eliminatore. Të tjerët duket sikur kanë ndeshje miqësore. Është e vështirë të gjesh një kundërshtar për tu mundur. Të gjitha ekipet kanë futbollistë të mirë. Duhet të japim maksimumin të bëhemi të fortë dhe të tregohemi optimist” deklaroi.
Rama: E pabesueshme nëse kualifikohemi
Valdet Rama pas hedhjes së shortit për eliminatoret e kampionatit Evropian 2016 ka deklaruar se Shqipëria do të synojë vetëm fitoren ndaj Serbisë dhe të gjithë kundërshtarëve tjerë në grup. “Është grup i vështirë, por do të jetë kënaqësi e madhe nëse do ta kalojmë. Do të jetë e pabesueshme nëse kualifikohemi, por nuk është e pamundur.
Unë besoj se me skuadra më të forta luajmë më mirë. Definitivisht më pëlqen ky grup”tha ai. Serbia? “Në secilën ndeshje do të hyjmë për fitore, e sidomos me Serbinë. Ndeshjet fillojnë me rezultat 0-0 dhe ne nuk do të jemi favoritë e kjo mund të na ndihmojë shumë, pasi që kemi kualitet të madh në skuadër. Unë besoj në këtë ekip dhe në trajnerin tonë”, përfundoi Valdeti intervistën e tij për Telegrafin.
Taulant Xhaka: Pritna Serbi se po vijmë
Menjëherë pas hedhjes së shortit ka reaguar edhe Taulant Xhaka, i cili tani pritet të debutoj me Shqipërinë në ndeshjen miqësore të 5 marsit kundër Maltës.
Pavarësisht që Shqipëria do të luaj kundër Portugalisë së Ronaldos, apo Danimarkës, vëmendja është tek Serbia. Vëllai i Granitit, Taulant Xhaka në faqen e tij në Facebook shkruan “Pritna Serbi se po vijmë. Forza ALBANIA jemi një” shkruan Xhaka.
Drullovic: Shqipëria, e fortë në shtëpi
Trajneri i Serbisë, Lubimko Drullovic ka komentuar shortin e Euro 2016 dhe Shqipërinë. “Kur luan në Tiranë, Shqipëria është kombëtare e papërshtatshme, janë ekip agresiv.
Do të jetë vështirë jo vetëm për ne, por edhe për ekipet e tjera. Nëse jemi të vërtetët mund të luajmë kundër tyre.
Do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme, ka mjaft kohë deri në shtator” ka thënë trajneri serb.
Shqipëria e nis në Portugali
Pas hedhjes së shortit për kualifikueset e “Francë 2016” është zbardhur edhe kalendari i ndeshjeve dhe orari.
Ndryshe nga edicionet e fundit, Shqipëria ‘Euro 2016’ do ta nisë në transfertë përballë ekipit të Portugalisë më datë 7 shtator.
Më pas kuqezinjtë presin Danimarkën në Elbasan, për t’u përgatitur për ndeshjen e shumëpritur me Serbinë që pritet të zhvillohet me 14 tetor në transfertë.
Kalendari i plotë
7 Shtator 2014 (20.45) Portugali - Shqipëri
11 Tetor 2014 (20.45) Shqipëri – Danimarkë
14 Tetor 2014 (20:45) Serbi – Shqipëri
29 Mars 2015 (18.00) Shqipëri –Armeni
4 Shtator 2015 (20:45) Danimarkë – Shqipëri
7 Shtator 2015 (20.45) Shqipëri - Portugali
8 Tetor 2015 (20.45) Shqipëri – Serbi
11 Tetor 2015 (18.00) Armeni – Shqipëri
/Shqiptarja.com