De Biasi rinovon me Shqipërinë:
Jo detyrim Evropiani i 2016

Trajneri i Shqipërisë pas barazimit në Qipro është rikthyer në ambinetet e FSHF duke dhënë konferencën e fundit përsa i përket eliminatoreve të Botërorit të Brazilit duke bërë një rezyme për gjithcka që ndodhi. Por, ajo që kishte më shumë rëndësi ishte nëse do të vazhdonte kontratën me Shqipërinë apo jo tekniku Italian. Në fund të intervistës, De Biasi ka pranuar që do të vazhdojë edhe për dy vite të tjera.
 
Si i komentoni eliminatoret e këtij botërori?
Mendoj se kemi zhvilluar një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjet e para eliminatore, por, që nuk arritëm që ta ruanim ritmin deri në fund. Ajo që ngritëm me shumë kujdes dhe mund në fazën e parë u përmbys në të dytën ku morën disa rezultate negative.
Shqipëria nuk arriti as kualifikimin direkt, as ‘play-off’in, as vendin e tretë, pro përsëri jemi të parafundit….
Rruga deri në ndeshjet e fundit nuk ishte e lehtë, pasi jo të gjithë futbollistët i kishim në dispozicion, pasi grupi u cungua shumë gjatë rrugës. Mjafton të përmend këtu dëmtimin e Kukelit, Mavrajt, por edhe mungesat për shkak kartonësh që ndikuan shumë. Megjithatë ne kemi dicka pozitive, pasi jemi ekipi që ka pësuar më pak gola pas Zvicrës.
Cfarë mund të thoni për ndeshjen e fundit me Qipron?
Duhet ta kishim fituar, pa dikutim. Zhvilluam një lojë të mirë, krijuam shumë epërsi në fushë, por fati nuk ishte me ne, pasi nuk gjetëm rrugën e rrjetës.
A jeni i kënaqur me paraqitjen e grupit dhe cilat ishin arsyet që sollën dështimin?
Nuk jam shumë i kënaqur, pasi kemi gabuar në shumë ndeshje. Përjashto ndeshjet e para, më pas futbollistët u përfshinë nga euforia dhe mendjemadhësia duke sjellë edhe pasojat në fushë. Pa harruar këtu edhe mungesën e eksperiencës në arenën ndërkombëtare që ishte një tjetër faktor që ndikoi negativisht.
A ndiheni fajtor për lëvizjet tuaja në fushë këtë edicion?
Nuk ndihem aspak fajtor, pasi ndeshjet i kam përgatitur së bashku me stafin në mënyrë të përkryer, më pas ka qenë detyra e futbollistëve që t’i zbatonin në fushë, por një gjë e tillë nuk  ka ndodhur duke na penalizuar. Nuk kemi mundur me shtyrë topin në rrjetë.
A ka futbollistë në kombëtare që janë të panevojshëm?
Sigurisht, këtë jemi duke e ndjekur me vëmendje dhe do të reflektojmë në grumbullimet e ardhshme. Por, kryesorja është që do të përpiqemi të ndërtojmë një formacion stabël.
Si po ecin bisedimet për kontratën e re?
Do të vazhdoj me Shqipërinë edhe për dy edicione të tjera. Kam besim që edicionin tjetër do të bëjmë  një punë shumë të mirë me grupin që kemi në dispozicion.
A e premtoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në kampionatin Evropian 2016?
Jo, nuk mund të premtoj një gjë të tillë. Më parë duhet të shikojmë shortin se përballë cilat ekipeve do të na vendosë më pas do të bëjmë llogaritë.
Por presidenti Duka ka deklaruar se Shqipëria do të kualifikohet në Evropian?
Kjo është dëshira e presidentit dhe e imja, por unë nuk kam klauzolë për kualifikimin e Shqipërisë në kampionatin Evropian. Do të japim maksimumin, por nuk premtoj asgjë të tillë.
Në kontratën e re keni kërkuar rritje page…
Po, pasi unë nuk i shikoj ndeshjet e futbollistëve të Shqipërisë që luajnë jashtë nga televizori, por më duhet që të udhëtojë nga njëri qytet në një shtet e kështu me radhë për të ndjekur futbollistët nga afër dhe e gjithë kjo është shpenzim.
Cfarë po ndodh me Sadikun, pse nuk është thirrur në kombëtare?
Ka disa gjëra për Sadikun të cilat nuk preferoj që t’i shpreh në media, por dua të them që është një futbollist cilësor që nuk kaloi një periudhë të mirë në ekipin e tij pas momentit që deklaroi që do të largohej, pasi ekipi e largoi nga grupi.
Një javë më parë keni deklaruar se për Januzajn do flisni pas Qipros….
Po, është e vërtetë, me futbollistin do të flasim shumë shpejt dhe shpresojmë që ai të zgjedhë kombëtaren e Shqipërisë, pasi do të ishte një goditje e madhe.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen