Trajneri Gianni de Biasi ka shpallur listën e futbollistëve që ka grumbulluar për ndeshjen miqësore përballë ekipit të Maltës më 5 mars.

Italiani ka zgjedhur të grumbullojë vetëm 19 lojtarë për këtë sfidë, duke lënë jashtë sulmuesit Edgar Çani, Hamdi Salihi apo edhe mesfushorin Ervin Bulku.

I vetmi debutim do të jetë Taulant Xhaka, ndërsa për t’u theksuar janë dhe rikthimet e Jahmir Hykës, Ledian Memushaj dhe Edmond Kapllanit.

De Biasi nuk ka grumbulluar asnjë zëvendësues për Samir Ujkanin, duke marrë me vete vetëm 2 portierë.

Lista: Etrit Berisha, Orges Shehi, Ansi Agolli, Lorik Cana, Emir Lenjani, Andi Lila, Mergim Mavraj, Jahmir Hyka, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Migjen Basha, Ergys Kace,

Ledian Memushaj, Odise Roshi, Emiljano Vila, Alban  Meha, Edmond Kapllani, Valdet Rama, Armando Sadiku.

Salihi super gol në Izrael