Trajneri italo-shqiptar i kombëtares, Gianni de Biasi u shpreh pas ndeshjes Shqipëri-Rumani të fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 1:0, se triumfi ishte i merituar.
 
"Besoj se kushdo që ishte në fushë nga fillimi, por edhe ata që hynë në fushë më pas, dhanë maksimumin. E gjithë skuadra dha shpirtin në fushën e lojës dhe e meritoi këtë rezultat", u shpreh De Biasi.
 
Ai theksoi se fitorja merr rëndësi të veçantë pasi u arrit ndaj një kundërshtari që është i vështirë të mundet. "Besoj se kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë dhe arritëm këtë fitore ndaj një kundërshtari që është shumë e vështirë t'i shënosh gol", theksoi ai. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com