Gianni De Biasi ndihet mjaft mirë në pankinën e Kombëtares dhe thotë se në Shqipëri po punon mjaft mirë por teknikun Italian e josh ideja të rikthehet sërish të punojë në Itali apo Spanjë.Gjatë një interviste në mediat italiane trajneri I Kombëtares paralajmëron se mund të mos rinovojë kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit.

I pyetur për një rikthim në Itali De Biasi sqaron:”Kam një kontratë me FSHF deri në tetor të vitit 2013 dhe më pas nëse vjen ndonjë ofertë e mirë nga skuadrat italiane apo spanjolle do ta mendoj seriozisht.

Kur kam punuar tek Levante në Spanjë jam ndjerë mjaft mirë”ka nënvizuar timonieri I kuqezinjve.Pavarësisht se jemi vetëm në gjysmën e fushatës kualifikuese puna e De Biasit cilësohet shumë e mirë me Shqipërinë dhe për herë të parë kemi shanse reale që të kualifikohemi në Botëror.

Gjithsesi kjo punë e mirë bën që në drejtim te italianit të vijnë edhe oferta të cilat mund ta tundojnë.

De Biasi më pas ka folur edhe për një rikthim të mundshëm të Totti-t në Kombëtyaren italine duke theksuar se kapiteni I Romës është një lojtar I mrekullueshëm që kurrsesi nuk mund të konsiderohet si I mbaruar dhe se nëse vazhdon me këtë formë me siguri që mund të shkojë në Botëror.

De Biasi I ka bërë komplimenta edhe trajnerit të Italisë Prandelli dhe e ka mbyllur duke thënë se Balotelli është e tashmja dhe e ardhmja e Italisë.

(ad.ti/shqiptarja.com)