Trajneri i ekipit kombëtar Xhani De Biazi ka shpallur listën me futbollistët që ka grumbulluar për dy ndeshjet e radhës për eleminatoret e kampionatit botëror Brazil 2014. Më 12 tetor Shqipëria do të presë Islandën në "Qemal Stafa", ndërsa 4 ditë më pas më 16 tetor do të ndeshet me Slloveninë.

Në listën e shpallur nga De Biazi tërheq vëmendjen grumbullimi i mbrojtësit kosovar, Debatik Curri, i cili rikthehet në kombëtare pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi. Ndërsa pjesa tjetër nuk ka pësuar asnjë ndryshim në krahasim me dy ndeshjet e para përballë Qipros dhe Zvicrës.

Në këto dy ndeshje italiani do të kërkojë pikët e plota. Aktualisht, Shqipëria pas dy ndeshjeve të para ka 3 pikë, grupi udhëhiqet nga Zvicra me 6 pikë të plota.

(d.b/shqiptarja.com)