Presidenti i ekipit të Napolit De Laurentis po tenton me të gjitha mënyrat për të mbajtur në ekip sulmuesin e talentuar Edison Cavanin.

Për të realizuar planin, presidenti ka menduar të nisë nga bankina duke rinovuar me trajneri Mazarri, ndërsa pasi tij pritet që të vijë edhe një tjetër sulmues me emër si Dzeko për të ndërtuar një ekipi konkurues në Evropë për edicionin tjetër, por edhe për të fituar kampionatin.

Kjo është e vetmja mënyrë që Cavani të qëndrojë në Napoli edhe për një edicion, pasi në të kundërt Reali i Madridit do të jetë destinacioni i parë që uruguaiani do ti bashkohej në fund të këtij edicioni.