Mbrojtësi i Bayern, Mathijs De Ligt foli sot në konferencën për shtyp në prag të sfidës në Champions kundër Lazios. De Ligt përpara gazetarëve u ndal edhe tek e ardhmja, pasi po flitet për një lamtumirë të tij nga Bayern.
“Jo, nuk po mendoj për këtë. Jam shumë i lumtur tek Bayern Munchen. Natyrisht që nuk kam pasur një sezon të lehtë deri tani, kam qenë i dëmtuar për një kohë të gjatë, por për momentin ndihem mirë dhe jam në formë. Në fund vendimet i merr trajneri. Tani jam sërish pa lëndime dhe ndihem mirë. Dua të luaj dhe ta ndihmoj skuadrën sa më shumë që të mundem.”, tha De Ligt.
Sa i përket marrëdhënies së tij me teknikun Tuchel, i cili do të largohet në fund të sezonit hollandezi thotë:
“Nuk jam unë ai që duhet ta analizoj këtë aspekt. Edhe ne lojtarët jemi përgjegjës, bëjmë gjithçka bashkë. Nëse trajneri duhet të largohet, duhet të themi gjithashtu se nuk kemi bërë një punë të mirë. Jemi në këtë periudhë të vështirë së bashku dhe duhet t’ia dalim së bashku. Kjo është arsyeja se pse nesër ndeshja është jashtëzakonisht e rëndësishme”, shtoi De Ligt.
Bayern pret nesër Lazion në "Allianz Arena", për sfidën e kthimit në fazën e 1/16 të Champions. Takimi i parë në Romë përfundoi me fitoren e bardhekaltërve me rezultatin minimal 1-0. Bavarezët kërkojnë kthesën përpara publikut të tyre, të cilët nuk presin që skuadra e tyre të skualifikohet që në këtë fazë nga Champions League.