De Rossi flet fjalët e para si trajner i Romës: Sfida të mëdha na presin, të ndreqim ADN-në e ekipit

De Rossi flet fjalët e para si trajner i Romës: Sfida të mëdha na presin, të ndreqim ADN-në e ekipit

Daniele De Rossi

Daniele De Rossi, ky është emri që do zëvendësojë Jose Mourinhon në pankinën e Romës. Një nga "Perandorët" dhe legjenda e ekipit rikthehet në një detyrë të re, këtë herë në stol pasi për 18 sezone luajti si futbollist me romanët.

Asnjë hezitim për 40-vjeçarin që vjen nga eksperienca me SPAL-in. Telefonata e pronarëve të klubit mbase e gjeti të papërgaitur, por De Rossi është gati të veshë tutat dhe këtë gjë e tregoi në fjalët e para si trajneri i verdhekuqve, duke dashur të rikthejë në grup ADN-në e ekipit. Padyshim që tifozët do jenë më shumë se të kënaqur.

"Do të doja të falënderoja familjen Friedkin që më besoi përgjegjësinë e drejtimit teknik të skuadrës së Romës. Nuk njoh rrugë tjetër veç asaj që përshkohet me sakrificë të përditshme dhe me nevojë për të dhënë gjithçka që kam brenda për të përballuar sfidat që na presin deri në fund të sezonit", deklaroi De Rossi në faqen zyrtare të Romës.

Kohë më parë ai kërkonte të ndreqte ADN-në e Romës dhe duket se tani është momenti që ai ka pritur.

"Emocioni i të qenit në stolin tonë është i papërshkrueshëm, të gjithë e dinë se çfarë është Roma për mua. Të gjithë na pret një punë e madhe, nuk kemi kohë, nuk kemi zgjidhje. Duhet të jemi konkurrues, të luftojmë për qëllimet tona dhe të përpiqemi për t’i arritur ato, sepse janë të vetmet prioritete që stafi im dhe unë i kemi dhënë vetes", vijoi ai.

Kontratë deri në fundin e sezonit për ish-kapitenin, që kërkon të bëjë mirë dhe më pas të rinovojë me Romën, që për momentin renditet në pozitën e nëntë në Serie A.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë