Debat në Kuvend, Gjuzi: Isha mbrëmë në Qafë Shtamë, zbulova kanabis! Ruçi: Boll, ulu! (VIDEO)

Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur si gjithmonë me replikat Ruçi-Gjuzi për cështjen e rregullores. Deputeti akuzoi kryetarin e Kuvendit se seancën e kaluar s'i dha fjalën të replikonte me Edi Ramën. Ndërkohë që akuzoi se kjo qeveri ka lënë Krujën pa ujë, pasi ai shkon për kanabisin. Madje, Gjuzi tha se e kontrolloi mbrëmë dhe në Qafë Shtamë kishte bimë të kultivuara.

"Ai i ka bërë shqiptarët të qajnë, Edi Rama i ka lënë pa ujë qytetarët në Krujë, sepse ka kanabis në Qafë Shtamë, e kam kontrolluar mbrëmë vetë. Nëse do të më pengoni herë tjetër (për replikë), përgjegjësitë kalojnë tek ju. Nuk mund të pranoj as Murrzin kur thotë se Damiani duhet ti bëjë 100% listat.

Qeveria transitore do të bëhet. Nuk duhet të lejojmë që në datë 30 kryeministri t'i marrë të gjitha...nëse do të bëhet mbret, se thonë se është nip oborri, atëherë le të bëjë referendum. Më të dëmtuarit nga koalicionet është partia Konservatore" tha ai.

Por Kryetari i Kuvendit i kërkoi që të ulet. "Boll tani, po del jashtë procedurës. Kam një përgjegjësi që nuk kam marrë masë ndëshkimore për ndërhyrjet tuaja në mënyrë të përsëritur" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/07/2020 00:13

    Pse nuk lajmerove menjehere policine kur gjete kanabisin dhe t'i prisje ne vend vete qe t'ua tregoje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë