Debat në Kuvend/ Basha: Largohu! Rama: Në korrik ekipi i KE në Tiranë për negociatat, opozita tufë esadistësh

TIRANE-Seanca e sotme plenare ka qenë e para pas dhënies së vendimit për negociatat për Shqipërinë. Ndryshe nga herët e tjera, që ka bllokuar foltoren, këtë herë opozita ka ndryshuar qëndrim duke kërkuar debat me Ramën.

E ndërsa PD dhe LSI e akuzuan për dështim, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria e mori datën, qershorin e 2019, ndërsa në korrik do të vijë ekipi i KE për procesin analitik.

Rama akuzoi opozitën për baltosje të vendit te ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se përgjigjen do ta marrin qershorin e ardhshëm, që janë zgjedhjet lokale. Rama nuk kurseu ironinë dhe talljen me opozitën kur u shpreh ‘O Zot pse nuk e kufizove budallallëkun, pse e le pa kufij’.

Është e pandershme që Zoti nuk e kufizoi budallallëkun, por vetëm inteligjencën. Më thoni, cfarë ka për të diskutuar këtu? Opozita jonë është e vetmja që thotë se Shqipëria dështoi. Sot kam marrë ftesën bashkë me kryeministrin maqedonas për të shkuar në Bruksel për t’u ulur me komisionin dhe për të filluar diskutimin për punën për përgatitore, që është puna e të gjithë procesit analitik për hapjen e negociatave. Këta thonë jep dorëheqjen, do flas edhe me kryeministrin e Maqedonisë dhe e parashtroj këtë kërkesë, por do u kthej përgjigje, kur të jemi pushim. Ne e kemi datën, këta thonë ‘JO’, qershorin e keni problem se atëherë i pësoi të gjitha goditjet. Qershori është hija që iu ndjek, ja do të vijë tjetri, një rrugë edhe punë, t’iu rregullojmë mirë sikur e meritoni dhe të hyjmë në finalizimin e procesit për negociatat. Në korrik vjen ekipi i KE për programin analitik. Është fatkeqësi që nuk kemi opozitë, as për ekonominë dhe as për punësimin. Opozitën e kemi në terren dhe rrjetet sociale. O zot pse budallallëkun e le pa kufij.  Parlamenti me një tufë esadistësh që vetëm baltos dhe nxjerr nga goja vetëm paudhësi. O Zot pse nuk e kufizove budallallëkun, unë po u hap rrugë dhe tani debat të mbarë duke folur me veten tuaj.

Edi Rama

Pas fjalës kryeministri Edi Rama u largua nga salla e Kuvendit, ndërsa fjalën e mori Basha. Lideri i PD e akuzoi kryeministrin se është mashtrues dhe se dështoi me negociatat, të cilët mund të shtyhen sërish sipas tij, nëse deri vitin tjetër nuk do të plotësohen kushtet.

Mashtrues, hajdut dhe i lidhur me krimin si asnjë në këto 28 vite. Nuk dorëzohemi derisa të ngrihemi në nivelin e sfidës dhe të marrim fatet tona në duar. Deri atëherë ky do vazhdojë të pëllasë, të shesë sapunin për djathtë, të shesë mjerimin që rritet dita-ditës, pasigurinë e rrugëve dhe shkollave, mjerimin e shëndetësisë, arsimin në ditën më të zezë si arritje speciale të Rilindjes.  Sot dhe nesër është mbledhje KE, askush përveç KE nuk mund të hapë negociatat. Leqet e gënjeshtrave s’i mbajnë më dhe e la sallën. Ne kemi nevojë për ndihmën e Europës, ndaj hapja e negociatave do të ndihmonte, do sillte më shumë mbikëqyrje e monitorim, që mos të kemi më ministra si Fatmir Xhafaj, apo Polici Shteti, ku gjysma është në kërkim për trafik droge, ministra që vjedhin me kamionë. Kemi nevojë për më shumë Europë. Rama nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë. Në Europë nuk shkohet duke gënjyer e mashtruar, duke kërcënuar, por duke përqafuar të vërtetën. Negociatat janë shtyrë me një vit dhe nëse kushtet nuk plotësohen do shtyhet sërish. Dje mblodhi deputetët dhe ministrat, edhe këta kur u thua ‘fluturon gomari, fluturon thonë’. Por mund të përfundojmë si Koreja e Veriut. Ndaj Esat, Haxhiqamil dhe Hamza kemi vetëm një.

Lulzim Basha

Duhet një bashkim kombëtar, por do të nisë kur e keqja të jetë mundur dhe larguar. BE nuk do i hapë negociatat sa kohë që krimi dhe droga janë produkte të kësaj qeverie. Vendimi i fundit për teatrin kombëtar është grabitje. Duhet të përqafojmë vlerat europiane. Kjo është një ftesë për edhe ata socialistë të ndershëm. Kjo është një ditë e zezë për shqiptarët ftoj shqiptarët që të çarë renë e zezë të Ramës dhe Rilindjes. Po të jemi të gjithë bashkë kundër të keqes nuk ka asnjë rrugë tjetër veç largimit. I bëj një thirrje brezit të ri, mos të ulin kokën dhe të pranojë fatin e zi të Rilindjes. Të ngrihen në këmbë dhe të protestojnë për të drejtat e tyre të patjetërsueshme. Alternativa nuk është largimi i rinisë, por atyre që po e trajtojnë Shqipërinë si çifligun e tyre personal. Le ta nisim betejën sot dhe të mos e ndalim deri kur të largojmë Ramën.

Lulzim Basha

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi VARRI: 28/06/2018 19:38

    Jep LLogari për "RRUGËN e KOMBIT" , ku ti LUL GRABITE 300 MILJON EURO , pastaj kërko Dorëheqjen e EDI RAMËS ! Edi RAMA mund të jetë Narko-Trafikant , por gjithësesi ai është e "KEQJA më e VOGËL" , përsa kohë LULI është KRYETAR OPOZITE ! Biles po të ishte BABALJA Kryeatar i PDsë , PDja do kishte më shumë Shanse për të ardhur në PUSHTET nga VITI 2030 , sepse të paktën BABALJA NUK ka Frikë nga BURGU! Vetëm një gjë ke të përbashkët me BABALEN , dhe ajo është GËNJESHTRA , ndërsa në aspektet e tjera BABALJA qëndron shumë herë më lart nga ty LUL dhe disa të tjerë në PD!

    Përgjigju
  • Demokrati: 28/06/2018 18:51

    O kryeGomar i opozites po na e nxive faqen po si nuk u bere njeri nje here kriminel je hajdut je i lidhur me drogen je ... cfare nuk je .mbytu me ne pike uje ne kutrufen e qeni e te pulave se na nxive faqen .Pd si misionar e shkaterove tani te dolen dhe 4 mil euro te krimit ike zhduku u hajdut i keq si flet dhe kapardisur si kaposhi ne mu* .O spiun i Milloshevicit .Po te vjen dita e fundit te lirise tende ne burg do shkosh .

    Përgjigju
  • Kafsha: 28/06/2018 18:47

    Ka ardhur koha që kjo klasë politike duhet të zhduket që vendi të shpëtojë nga tranzicioni i gjatë politiko-ekonomiko-social të cilin kjo klasë e krijoji dhe e mban qëllimisht. Është shansi që shqiptarët të kuptojnê se kjo klasë politike e të gjitha partive, është pjella e PPSH-së. PPSH-ja rron akoma nëpërmjet saj. Duhet zhdukur pergjithmonë që të shpëtojmë !

    Përgjigju
  • Fredi: 28/06/2018 15:30

    Basha ik, qerrohu o mashtrues ordiner. Je i neveritshem..

    Përgjigju
  • eri: 28/06/2018 15:10

    Turp a si vjen ktij njeriu te pafytyre qe di vetem te shpifi per vendin dhe te keqinformoj publikun.

    Përgjigju
  • Celi: 28/06/2018 15:05

    Vetem ne shqiperi ndodh qe opozita eshte kunder negociatave te BE. Turp i madh.

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 28/06/2018 14:57

    Ke te drejte Lamash Basha.

    Përgjigju
  • Armir tuzi: 28/06/2018 14:56

    Pusho o Basha se vetem deme i ke bere ktij vendi. Je aq tradhtae kombinsa lobove ne holland me miqte e tu qe shqiperise MOS ti hapen negociatata

    Përgjigju
  • www.com: 28/06/2018 14:55

    Basha me rrugen e kombit qe vodhi i la njollen e korrupsionit ktij vendi dhe kjo per europen nuk harrohet leht .

    Përgjigju
  • Progres: 28/06/2018 14:53

    Shqiperia ka bere nje proges te papare keto vite duke filluar nga reforma ne drejtesi. Negociatat jan pran hapjes dhe ndryshe nga ty o basha kur vrije njerez ne bulevard.

    Përgjigju
  • I rraskapituri: 28/06/2018 14:37

    Populli shqiptar i ka dale zot vedit deri ne flijim dhe gjithmone e ka perballuar realitetit ne historine e tij.Sa per ju o te vetezgjedhur kryeministra e deputet nga bandat kriminale Shqiperia do zhdukej nga harta.Kur Otomanet nuk arriten te na gjunjezojne per 500 vjet, Enveri per 50 vjet mos mendoni se jeni me te zgjuar e dinake.Hajduta dhe kriminele mbeteni sado qe shtireni sikur mendoni per Shqiperine.

    Përgjigju
  • Tirona: 28/06/2018 14:13

    Zoti Rama futjuni punes se kemi 26 vjet qe presim po na iken mosha te pakten te mendoni per femijet tan .Leri Babooolet te han marmalat se ashtu jan mesuar.Koha esht flori jepi puno mos u mer me palacot me tradhtaret e Kombit.

    Përgjigju
  • Tirona: 28/06/2018 14:13

    Zoti Rama futjuni punes se kemi 26 vjet qe presim po na iken mosha te pakten te mendoni per femijet tan .Leri Babooolet te han marmalat se ashtu jan mesuar.Koha esht flori jepi puno mos u mer me palacot me tradhtaret e Kombit.

    Përgjigju
  • MINUSHE: 28/06/2018 13:54

    pse per deputetet e vet Basha thote fluturon gomari.....fluturon thone edhe ata...pse ky Basha ka mendim ndryshme per veten...hahaaaaaa ky ishte ai qe I hoqi gjithe ata qe jepnim mendime te pavaruara dhe I zevendesoi me servile...dhe FLET...PRANDAJ ESHTE I PABESUESHEM... OPOZITE E DESHTUAR!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda