Debat te 'Ligjet' për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit/ Fatmir Xhafaj kundër maxhorancës: Deputetët po shndërrohen në kartona

Në Komisionin e Ligjeve janë diskutuar këtë të mërkurë ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit. Deputetët e opozitës e cilësuan këtë projektvendim sërish si një tentativë për të rikthyer imunitetin e deputetëve, ndërkohë që, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cilësoi ndryshimet e shpeshta të ndërmarra joefektive.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi gjatë diskutimeve se mazhoranca nuk e respekton Rregulloren e Kuvendit e kësisoj, ai u shpreh më tej se çdo tentativë për klonim të rregullores duhet të kalojë në Këshillin e Mandateve, në mënyrë që mazhoranca të mos ketë mundësi ta përdorë forcën e kartonit. “Çfarë diskutimi bëni, cfarë do të thotë ‘kur të diskutohen nen mbi nen, do e heqim’. Por edhe mund të mos e hiqni. Plotësoni kërkesën tonë, hiqni dorë sepse përgjërimet me fjalë nuk çojnë askund”, vijoi ai më tej. 

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja iu drejtua Alibeajt duke i thënë se nuk ka për ta marrë më fjalën, por në mbrojtje të tij ka dalë deputeti Gent Strazimiri, duke thënë: "S'je regjizori ti. Nuk e bën ti filmin". Pas këtij debati ndërmjet deputetëve, fjalën e mori ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai i cilësoi ndryshimet e shpeshta në Rregulloren e Kuvendit si jo efektive.

“Nga 2005 deri më sot rregullorja është ndryshuar 8 herë. Ky proces duhet të jetë sa më i kujdesshëm. Ndryshimet e herëpashershme e kanë zbehur rolin e deputetit. Deputet janë shndërruar në kartona sesa në persona me integritet që përfaqësojnë zgjedhësit apo janë ligjbërës. Kjo është gjeja që duhet të na shqetësojë më shumë”, tha Xhafaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 06/02/2019 16:21

    e nxori koken b... lepirsi komunist

    Përgjigju
  • Babalja: 06/02/2019 15:45

    Ashtu si votuan per vellane tend Gon trafikantin qe mos tw ekstradohej ne itali. Je turpi i mazhorances ,ambicja jote per ti marr Rames vendin eshte e deshtuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat