Debate në KLD për draftin e
rishpërndarjes së gjyqtarëve

Debate në KLD për draftin e<br />rishpërndarjes së gjyqtarëve
TIRANE - Këshilli i Lartë i Drejtësisë diskutoi sot draftin për rishpërndarjen e gjyqtarëve në gjykatat e rretheve dhe të Apelit. Mbledhja nisi rreth orës 12:00 të mesditës së sotme

Ministri i Drejtësisë paraqiti draftin e përgatitur pas një studimi të realizuar nga ministria e Drejtësisë në gjykatat e vendit. Drafti i cili pritet të votohet në KLD synon rritjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor, duke i garantuar publikut një shërbim më cilësor e më të shpejtë.

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi tha se rishpërndjarja nuk do të bëhet në sajë të çështjeve që ka një gjyqtar. Kriteri i shpërndarjes sipas tij, është nisur nga çështjet administrative.

Ndërkaq, Ilir Mustafaj u shpreh se sipas tij shpërndarja nuk është e saktë pasi disa gjykata kanë ngarkesë.

Duke vlerësuar të gjitha ndërhyrjet që u bënë në këtë tryezë, presidenti Nishani tha se është shumë e rëndësishme shpërndarja e ngarkesës së gjyqtarëve pasi do të lehtësohej puna e gjyqtarëve, ndërsa si një tjetër pikë të rëndësishmë renditi edhe kirjimin e lehtësisë në aksesin e qytetarëve në drejtësi.

Nga ana e tij dhënë detaje për këtë projekt, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, tha se "kemi përgatitur një draft të rialokimit të të gjithë numrit të gjyqtarëve sipas çdo gjykate". 

Sipas tij, drafti parashikon rishpërndarjen e gjyqtarëve në gjykata, sipas ngarkesës së tyre në punë. Përmes këtij akti synohet që të ulet numri i gjyqtarëve në gjykatat e vogla të rretheve që kanë më pak çështje dhe të rritet numri i gjyqtarëve në gjykatat që kanë një ngarkesë më të madhe pune.

Kjo nismë pritet t'i japë zgjidhje problematikës së hasur në veprimtarinë e sistemit gjyqësor. Si shembull përmendet rasti i Gjykatës së Tiranës, me 70 gjyqtarë, ku një gjyqtar ka në ngarkim rreth 300 dosje, në një kohë që në Gjykatën e Gjirokastrës, me 16 gjyqtarë, një gjyqtar ka në ngarkim rreth 30 dosje, për një periudhë të caktuar kohe. Një situatë e tillë ka krijuar probleme në dhënien e drejtësisë në kohë të shpejtë për qytetarët.

NISHANI: GJYQTARET TE VLERESOHEN SIPAS KARRIERES

Kreu i KLD-së nënvizon nevojën e vlerësimit të gjyqtarëve mbi bazën e karrierës dhe kurrrikulave.“Ky këshill ka një sfidë sepse fatkeqësisht nuk kemi një praktikë të nisur herët të sistemit të vlerësimeve, bazuar mbi vendimet e KLD, të cilat jemi të detyruar t’i respektojmë. Momentet e rëndësishme janë momentet e vlerësimit të karrierës së gjyqtarit. Ne do të vazhdojmë të respektojmë vendimet e marra nga KLD. Vlerësimet e radhës të vlerësohen në vazhdimësi të dinamikës së gjyqtarëve.”

GJYKATA ADMINISTRATIVE

Ngritja e Gjykatave Administrative ishte pika tjetër e diskutimit mes anëtarëve të KLD-së. Ministri i Drejtësisë Halimi tha se në çdo gjykatë administrative do të ketë 4 gjyqtarë, ndërsa kërkoi reduktimin e numrit të gjyqtarëve në gjykatat e vogla.

NISHANI SHPALL VAKANT VENDIN E LEFTERIE LLESHIT NE KLD

Në fillim të mbledhjes, Nishani njëherësh kryetari Këshillit të lartë të Drejtësisë kërkoi shpalljen e vendit vakant pas largimit të Lefterie Lleshit, e cila u zgjodh më 11 tetor në Parlament, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendim ky i ardhur pas miratimit nga anëtarët e KLD-së të përfundimit të mandadit të Lleshit, ndërsa Nishani urdhëroi që vendi vakant t’i dërgohet Kuvendit.
“Mirënjohje Lefteri Lleshit për punën e saj si anëtare e KLD-së. I urojmë asaj suksese në detyrën e saj të re si kryetare e KQZ-së”, - tha Nishani.
Kuvendi votoi në seancën plenare të 11 tetorit Lefterie Lleshin në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Lleshi, mori në Kuvend 73 votat e mazhorancës, pasi Partia Socialiste nuk mori pjesë në votim.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë