Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, miratoi në parim propozimin për projektligjin “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë” më 4 korrik 2022. Propozimi u miratua në parim me 6 vota pro e 5 kundër. Ky propozim lidhet me risitë në autonominë spitalore.
Kryetarja e këtij Komisioni, Grida Duma, debatoi me zv. ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, pasi sipas saj nuk është e vërtetë se ky ligj nuk do të sjellë autonomi, dhe se bëhet vetëm për "marketing". Duma i kërkoi zv. ministres shifra konkrete për shpenzimet, si edhe pagat e mjekëve.
"Sa do të kushtojë një operacion në publik dhe sa në privat? Sa do ti rritet mjekut rroga? Sa e ka sot dhe sa do ti bëhet? Kjo na intereson? Më jepni një pagë mjeku. Mund ta dimë, një shifër", u shpreh Duma.
Rakacolli iu përgjigj se ligji nuk mund të shkojë në detaje të tilla, e se pagesa e mjekëve do bëhet në bazë të performancës.
"Nuk do paguhet njëlloj si ai që bën 100 dhe si ai 1000 mijë operacione. Operacionet nuk kushtojnë njëlloj për dy veta. Është në varësi të analizave që do të kërkohet. Një ndërhyrje cezariane kushton 400 mijë lekë. Të gjitha paketat i keni të kostifikuara. Paketa që merren nga sistemi publik janë të kostifikuara. Është mbi 108 mijë lekë. Kostifikimi është në ligjin e financimit", u shpreh Rakacolli.
Duma, nga ana tjetër, tha se nuk mund të propozohet ligji nen për nen nëse nuk jepen shifrat dhe kostot.
"Nuk ka vend për propozim nen për nen. Ju të gjithë pushtetin ja delegoni ministres. Pas asaj nuk keni asnjë kostifikim, megjithëse thoni do ta nisni nga spitali i Fierit. Kosto nuk keni, autonomi nuk ka sepse po bëni marketing. Po me përqindje nuk e nxirrni dot. Nuk doni të bëni atë premtim që nuk e mbani dot. Sa % ulet kostoja e vizitës, operacionit? Nuk e keni as këtë kostifikim. Ka vetëm një gjë që e përcakton autonominë. Fillon dhe mbaron tek karta e pacientit", tha Duma.
Projektligji për autonominë spitalore u miratua më 29 prill nga Këshilli i Ministrave. ‘Autonomi spitalore’ është një formë e decentralizimit, që adreson delegimin gradual të të drejtave të vendimmarrjes financiare dhe administrative nga strukturat e qeverisjes së përgjithshme te spitalet, si institucione të kujdesit shëndetësor publik.
K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.3%
-
Pak
9.9%
-
Aspak
73.8%
Vota total: 141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Mos ia jep më fjalën, po na flet me cinizëm’, plas 'sherri' tek 'Shëndetësia' mes demokratëve dhe deputetit socialist pse u përmend 21 Janari dhe Gërdeci (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 14:14
-
Komisioni i Shëndetësisë miraton nen për nen Buxhetin 2025, bëhen edhe propozime të reja: Të rritet pagesa e invaliditetit!
20 Nëntor 2024, 16:42
-
Grida Duma: Ervin Salianji është bashkudhëtari im! Një zë denoncues, rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo
27 Shtator 2024, 07:46
-
Punësimi me detyrim për mjekët e rinj! Opozita nuk i beson kostove, PS e voton e vetme te “edukimi”
17 Shtator 2024, 17:32
-
Urdhri i Mjekut, PS e PD debate te ‘Shëndetësia’! Opozita: Ndryshimet propagandë, nuk zgjidhin problemet! Koçiu: Nga shkurti 12 mjekë firmosën kontratë të dyfishtë
10 Shtator 2024, 21:04
-
Debati për 'Urdhrin e Mjekut'/ Ministrja Koçiu: Nuk po i merren kompetencat dhe as po i preket pavarësia! Po ngrihen Komisione Kolegjiale dhe transparente
10 Shtator 2024, 15:24
-
Urdhri i Mjekut/ Debate te Komisioni për Shëndetësinë, Metaj: Fytyrat tuaja arkitektë të shkatërrimit të shëndetësisë! Gjergji: Keni dy ministra në SPAK, tërhiquni!
10 Shtator 2024, 14:54
-
Urdhri i Mjekëve kundër qeverisë: Aktin normativ e çojmë në Kushtetuese! Një deputet i PS-së i mbështet del kundër qeverisë: I zhgënjyer, preket pavarësia
9 Shtator 2024, 12:53
-
Komisioni i Shëndetësisë/ Ministrja Ibrahimaj: Ja pse janë të nevojshme ndryshimet në ligjin për Inspektoriatet! S’do ketë emërime politike, përzgjedhje dhe ndëshkime me Komisione
9 Shtator 2024, 11:57
-
Projektligji për Inspektoriatet, debate te Shëndetësia, PD: Patronazhistë në detyrë! PS: Iku koha kur shefat e inspektoriateve bënin fushatën!
9 Shtator 2024, 11:26
-
Urdhri i ri i Mjekëve! Jo më shumë se 50 orë pune në muaj te privati! Ndalohet dypunësimi për doktorët në spitalet me autonomi! Gjoba deri në 1 mln lekë, pezullim deri në 5 vjet ose heqje licence për kë abuzon
8 Gusht 2024, 07:04
-
Skandali te Onkologjiku, debate të forta te ‘Shëndetësia’! PD: A shiten ilaçe të skaduara? QSUT: E pavërtetë! PS: Mos hidhni helm, po nxisni dhunë te mjekët
17 Korrik 2024, 18:01