Debate në komisionin për 'anti-shpifjen' kreu i UGSH: Duhet të anulohet të dy ligjet

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik edhe ditën e sotme  pati debate mes të pranishmëve të cilët pretendojnë se projekt-ligjet e reja të qeverisë të ashtuquajturat “paketa antishpifje” mund të kufizojnë lirinë e medias shqiptare.

Përfaqësues të mediave online kanë  kërkuar që vendimet administrative të mos merren para se të shprehet gjykata. ndërkohë shqetësime të tjera janë ngritur për sa i përket ndërtimit të këtij projektligji, pasi sipas përfaqësuesve të mediave online, projekt ligji është ndërtuar në bazë të mediave tradicionale dhe jo duke para sistemin ekonomik të mediave online.

Ndërkohë Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Cipa ka thënë se projektligji duhet të anulohet pasi krijon alibi për censurë. Ai më pas ka shtuar se besueshmëria ndaj AMA-s është e ulët, ndërsa masat e parashikuar do të shkatërronin ekonominë e mediave online.

"Krijon alibi për censurën. Nëse jeni të interesuar për një referencë, për ketë projektligj kur flisni për penalitete, janë masa të papërballueshme për gazetarët. Mediat e reja kanë posedues gazetarët dhe të ardhurat i kanë minore.  Masa administrative, nuk mund të ekzekutohet vendimi administrativ para vendimit të gjykatës. Këto dy ligje duhet të anulohen. Edhe për arsyen se janë konceptuar si një amendim për ligjin e mediave audiovizive. Si ente rregullatorë, por kjo nuk është funksionale. Besueshmëria e gazetarëve ndaj AMA-s ka qenë kritike dhe akuzuar. Përderisa kemi histori të tillë." tha Cipa.

Rakipi: Na çoni ne gjykate, te vendose gjykata për ne por jo urdhri administrativ. Eshtë ligj i panevojshëm, ju nëse do shihni cfarë  po ndodh ndoshta mund te korrigjoni një budallëk. Hidhini poshtë këto dy projektligje.

Kristina Voko: Nje presion shume i madh dhe ne kohe te papërshtatshme për te kaluar keto dy ligje per censure. Shpresoj qe me deklaratat tona ne i refuzojmë ne parim keto dy projektligje. Ne asnje vend tjeter demokratik nuk ka iniciativa te tjera te ngjashme pervecse ne Rusi. Ne relacionet e ketyre dy ligjeve pretendohet se eshte marre si model nga vendet perendimore por nuk eshte aspak e vertete.

Elvin Luku: Këto dy drafte e censurojnë drejtpërdrejt median online. Asnjë nga kritikat tona nuk është vlerësuar. Raporti i OSBE, erdhi me 80% të rasteve që ne i patëm nxjerr 6 muaj më parë. Edhe kritika e fundit e OSBE. Problematika fillon që kur amendon ligjin për mediat si për Tv ashtu për online. I mëshoj shumë vetërregullimit. ngatërrohen mediat me rrejtet sociale.  

Ndërkohë ditën e djeshme Zyrtarë të OSBE, BE, Këshillit të Europës dhe UNDP kërkuan rishikimin e variantit të tretë të projekt-amendamenteve ligjeve “anti-shpifje”, ose rifillimin e punës nga e para për ligjet me ndikim mbi mediat. Ata i bënë komentet në një seancë dëgjimore para komisionit parlamentar të medias.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja