Debate në mbledhjen e socialistëve në Shkodër: 50% e drejtorëve dhe të administratës janë njerëzit e Tom Doshit

TIRANË- Mbledhja e socialistëve dje në Shkodër, gjatë prezantimit të drejtueses politike, Edona Bilali është shoqëruar me debate. Kjo jo për emërimin e saj, por akuzat të cilat vijnë nga kryetarët e Bashkive të Pukës, Gjon Gjonaj  dhe të Fusha Arrëzit, Fran Tuci kanë se aleati i PS-së, Tom Doshi ka rreth 50% të punësimeve të drejtorëve dhe të administratës. 

Një fakt i tillë është mohuar nga numri 2 i socialistëve, Damian Gjiknuri, por sipas Gjonajt, Tucit, si edhe deputetit Paulin Stërkaj dhe anëtares Blediana Nika, po vendosen drejtorë persona që “po merren nga rruga”.

Debati me dyer të mbyllura (marrë nga Panorama)
Damian Gjiknur
i (sekretar i përgjithshëm i PS): Nuk ka më drejtorë pa kontribut që do emërohen.

Blediana Nika (anëtare e PS): Pa kontribut janë!

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Më lër ta mbaroj të lutem..

Blediana Nika (anëtare e PS): Jo nuk të lë të mbarosh se këtu kanë ardhur njerëz nga dritarja dhe duan të na nxjerrin ne që kemi kontribut nga dera. Aleati i PS në Shkodër ka marrë punësime e drejtorë e gjithçka…

Blendi Klosi (sekretar organizativ i PS): Aleatin është e vërtetë që e kemi. Partia aleate ka marrë votat përkatëse, ka dy deputetë dhe ato vota duhet që t’i ruajmë edhe aleatit duke qenë se është me ne…

Blediana Nika (anëtare e PS):  Ata nuk janë votat e tij, por janë votat tona të PS. I keni dhënë vende pune, drejtorë e të tjera dhe tani merr edhe dy deputetë. Mbi 50% të punësimeve i ka aleati. Unë jam në Velipojë njësi fituese ndryshe nga shumë tjerë që kanë humbur dhe më kanë hequr nga puna si drejtoreshë e ZVA Shkodër. Ju doni të na hidhni hi syve.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Kryeministri Rama do të dijë që këto vota të PS Shkodër që janë mbledh, kush i ka mbledh, kush ka kontribuar. Nuk ka më punësime pa kontribut në PS. Edona është pa eksperiencë, por ka mësuar këto 6 muaj shumë dhe patjetër që do ketë ndihmën tonë se kjo punë nuk bëhet vetëm por nëse jemi të mbledhur bashkë të gjithë, të bashkuar.

Paulin Sterkaj (deputet i PS): Ja keni dhënë vendet e punës Aleatit.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Kryetarët e bashkive duhet që të bëjnë gati terrenin se do futeni në zgjedhje lokale.

Gjon Gjonaj (kryetar i bashkisë Pukë): 5 vende punë në Pukë që janë me ato një mijë vota që ka Aleati merr 3 prej tyre, nga dy që mbesin një e punësoj unë dhe një ju. Kështu nuk bën.

Blendi Klosi (sekretar organizativ i PS): Më 26 prill pas zgjedhjeve Parlamentare ka nisur një kapitull i ri. Në 2009 në Shkodër kemi fituar 9 komuna ne dhe 9 PD, pra ka qenë një rezultat i mirë. Duhet që të fitojmë bashkitë në zgjedhjet vendore që vijnë, kjo është kërkesë edhe e Kryeministrit.

Gjon Gjonaj (kryetar i bashkisë Pukë): Ne nuk kemi terren për të punuar për zgjedhjet vendore kështu si thoni ju sepse vendet e punës ia jepni Aleatit dhe ai merr vende pune më tepër se unë që jam kryetar bashkie.

Fran Tuci (kryetar i bashkisë Fushë Arrës): Në Fushë Arrës mua më kanë sabotuar deputetët e PS të Shkodrës. Janë munduar deputetët e PS që Fushë Arrësi të dalë keq në zgjedhjet e 25 prillit. Si ti marrim votat ne në zgjedhjet vendore që do jenë me këtë situatë. Ma kanë bërë këtë punë duke më sabotuar për të thënë qytetarët në Fushë Arrës që Frani nuk merr vota më dhe nuk del më kryetar bashkie. Fushë Arrësi nuk ka drejtora por ka ndonjë inspektor apo ndonjë shef, edhe këto inspektora e shefa i punëson Puka, mua nuk më mbetet asgjë dhe tani kërkoni që të bëhemi gati për zgjedhjet e ardhshme.

Paulin Sterkaj (deputet i PS): Ti e di Damian që jam mbështetës i joti dhe kam qenë edhe më përpara se je djalë simpatik. Para zgjedhjeve na pyet kryeministri Rama ne dhe para zgjedhjeve na do shumë fort dhe na pyet, por pa zgjedhjeve merret me ju. Duhet të dini se PS ka djem e vajza shumë të mirë dhe me integritet të lartë që nuk po i vjen radha kurrë se nuk po i lini dhe se vendet e punës i merr Aleati.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Do rishikohen gjithë drejtorët dhe nga sot e mbrapa ata që do emërohen do jenë se s’bën me kontribut në PS.

Blediana Nika (anëtare e PS): Gjithë drejtorët në Shkodër i keni marrë të gjithë prej rruge, nuk kanë punë me PS.

Paulin Sterkaj (deputet i PS): Vendosën drejtorat dhe nuk më pyet kush mua si deputet,  po një jashtë fare që është socialist kush e pyet.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Unë i dua në letër të shkruar drejtorët se kush është i joni, pra i PS dhe kush janë të aleatit. Anëtarët e partisë dhe kryetarët e organizatave do jenë në sistemin e digjitalizimit të partisë që po bëjmë. Ky proces duhet që të mbarojë deri në dhjetor po ashtu deri në dhjetor duhet të mbarojnë edhe vendosja e kryetarëve të PS në njësi dhe bashkinë Shkodër. Pas dhjetorit duhet të bëhemi gati për zgjedhjet lokale.

Edona Bilali (deputete e PS, drejtuese politike e PS qarku Shkodër): Ai kryetar organizate i PS që humb në zgjedhje në zonën e tij nuk të jetë më, duhet të vendoset dikush tjetër nga brenda organizatës.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Mos u mundoni për shifrat se ato i ka kryeministri Rama në zyrë. Kush ka një pozicion pune do rishikohen votat dhe kontributi i tij, nuk ka më emërime pa kontribut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:14
Debatet e PS në Shkodër, reagon PD: PPP-ja korruptive Rama-Doshi-Rakipi po ndajnë plaçkën e masakrës zgjedhore

Partia Demokratike ka reaguar pas debateve të zhvilluara mes socialistëve në Shkodër, ku disa prej tyre thonë se 50% e drejtorëve po emërohen nga Tom Doshi. Në një shënim në mediat social, Enkelejd Alibeaj thotë se PPP-ja, korruptive Rama-Doshi-Rakipi po ndan plaçkën e masakrës zgjedhore dhe se këto debate janë prova e qartë si funksionon në kurriz të familjeve shqiptare. PD thekson se ç’kapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni janë e vetmja mënyrë për t’u dhënë fëmijëve tanë një të ardhme më të mirë.

'Për Partinë Demokratike, ndarja e politikës nga krimi është një prioritet kombëtar. Prej kohësh, me fakte dhe prova, kemi paralajmëruar se si modeli i ndërtuar nga Edi Rama po përhapet si një tumor në indet e partisë që ai sundon dhe metastazat shtrihen në gjithë aparatin shtetëror.

Debatet e publikuara në media nga mbledhja e PS-së së Shkodrës, konfirmojnë se pushteti i rrëmbyer me masakrën zgjedhore në bashkëpunim me krimin, nuk i përket qytetarëve, as socialistëve, por ortakëve të Edi Ramës që blenë vota, shantazhuan, dhunuan, dhe në këmbim marrin kontrollin mbi ato institucione që i shërbejnë më mirë interesave të tyre kriminale.

Këto rrëfime janë prova më e qartë se si partneriteti i pakicës plaçkitëse Rama, Doshi, Rakipi, funksionin si një PPP korruptive dhe kriminale, në kurriz të familjeve shqiptare. Pak ditë më parë ata bashkuan mandatet e vjedhura për të konfirmuar ortakërinë e tyre parlamentare, jo për të zgjidhur çështjen e papunësisë, gjendjen e rëndë ekonomike apo korrupsionin që cënon të ardhmen e Shqipërisë, por për të nginjur babëzinë e tyre në dëm të qytetarëve.

Përballja me këtë model është detyrë imperative për Partinë Demokratike dhe për shoqërinë shqiptare, sepse ç’kapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni janë e vetmja mënyrë për t’u dhënë fëmijëve tanë një të ardhme më të mirë.'- thotë Alibeaj.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 23/09/2021 18:47

    Toma asht burre o vlla, te mbaron pune jo si keto te tjeret qe bajne pazare per vende pune.

    Përgjigju
  • Niku: 23/09/2021 17:52

    Mire ti behet shkodres. I dha vota Tome katundarit dhe komunistave.

    Përgjigju
  • Elsa: 23/09/2021 14:54

    ne nje shtet normal kjo quhet pazar me postin publik dhe per kete do duhej te ishin ne burg tanime eh Albanistan i dashur .....

    Përgjigju
  • Shkodrani: 23/09/2021 12:35

    I shikoni debatet "konstruktive" ne Shkoder. Mire qe nuk diskutohet mbi objektiva konkrete zhvillimore, por edhe kur diskutohet per individe, nuk behet fjale per merita, por thjesht ky eshte i Lenes, e ky eshte i Prendes. Lena me nder me thane m** e Prenda me nder me thane shurre. Nderkohe njerezit e ndershem, te pergatitur, te afte vuajne punesimin, zhvillimin, etj.etj., sepse siç e shikoni "MUTI E SHURRA" i kane mbush rruget e Shkodres, por jo vetem. Prandaj vjen era "qelbesire" kudo.

    Përgjigju
  • AltinTop: 23/09/2021 12:30

    Ja pra si funksionon shteti Shqiptar ne 30 vite post komunizem. Ktu vec politike me pazare ka…njelloj jane PD & PS.

    Përgjigju
  • goni: 23/09/2021 11:56

    imagjino ca debati sa do fus une e sa do fusesh ti....o zot na ruaj dhe keta do qeverisin lokalisht pastaj ....pffg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë