Debate në Kuvend, Spiropali: RAI nuk vijoi me baltën ndaj Shqipërisë, u shpall i shitur tek Rama

Debatet për emisionin e “Rai 3” nuk kanë munguar as në seancën plenare të ditës së sotme. Shpifje dhe mashtrime i cilësoi Ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali, ndërsa u ndal tek vendimi i RAI-t mbrëmjen e shkuar për të mos transmetuar emisionin e radhës për Shqipërinë. 

Gjatë fjalës së saj Spiropali theksoi se mostransmetimi nga RAI i dokumentarit për marrëveshjen për emigrantët, krijoi shqetësim tek disa segmente politike në Tiranë.

“Hataja ndodhi edhe një herë si përherë. E bleu dhe Rai-n ky diktatori i Tiranës, siç ka blerë Departamentin Amerikan të Shtetit, shtypin suedez. Ky diktator i Tiranës siç ka blerë 9 fitore elektorale dhe do të fitojë edhe tjetrin në prag, që shet Shqipërinë për të blerë vota, që shet edhe thesaret për të blerë ndërkombëtarët mund t’i ketë çuar Rai-t 70 meleon euro, nga ato që kanë tepruar për të blerë Melonin. Nuk ka rëndësi përbaltja e vendit, por shpresa pak nga ajo baltë e Tiranës të tregtohet e paketuar edhe në italisht”, u shpreh Spiropali në foltoren e Kuvendit.

“Pasi shpikën e sajuan, prenë dhe qepën, çfarë dëgjojnë dhe mendojnë se shpik makthi i tyre i madh, tani kërkojnë hesap për të kuptuar atë që kanë dëgjuar. Bërtasin nga penxherja ne penxherja, nuk ka rëndësi përbaltja por të tregtohet nga shejtan budallenj. Këtu zë fill dhe marrëzia e tyre që kanë humbur fillin. Edhe RAI qenka shitur tek Edi Rama, meqë episodi i mbrëmshëm nuk paska vazhduar të sjellë në Tiranë produktin e KUZM mbi fytyrën e Shqipërisë për t’u derdhur në shtëpitë italiane. Kjo na qenka forca e radhës e fuqisë së Edi Ramës censuruese. Drejtuesi nuk ka paralajmëruar asgjë tjetër përveçse do vazhdojë të merret me emigrantë, por pa hedhur asnjë gram baltë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kaq ka mjaftuar që ai të shpallet i shitur. Operacioni i gënjeshtrave e shpifjeve duke mashtruar autorët e atij programi që ranë pre e manipulimit të xhahilëve të vendit tonë. Nuk do kalem të shkruhet se kësaj radhe historia kokëpërmbyset. Nëse zakonisht është babai që gënjen të birin me toka që nuk ka, është i biri që me sy e vesh tregon pse babait i kanë humbur arat dhe i kanë thyer trofetë. I shprehim solidaritetin tonë drejtuesit për këtë sulm të turpshëm”, tha Spiropali.

“Nuk ju ndahet dora nga guri si shpirti nga vesi. Pasi shpikën çfarë dëgjojnë dhe shikojnë makthi i tyre më i madh ishte që nuk dëgjuan në italisht një pjesë të përçarjeve të tyre. Goxha hesap të dëshpëruarish dhe nuk mbaron këtu. Këtu zë fill marrëzia e tyre që kanë humbur fillin. Sipas kanalizimeve të ujërave mediatike edhe RAI qenka shitur te Rama. Ranë pre e shpifjeve dhe mashtrimeve. Ishte sulm i turpshëm”, deklaroi ajo.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Opozita: Parlamenti të distancohet nga sjellja e Ramës ndaj Rai3! PS: Sulm i turpshëm, balta e Tiranës u paketua edhe në italisht


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës