Debate te ‘Ekonomia’ për tregun e sigurimeve! AMF: Qëndrueshmëria e kompanive tregon stabilitet! Braçe: tregu i ‘sigurimeve’ kënetë! Tabaku: I njëjti treg ndër vite

Operatorët e tregut të sigurimeve kanë vrarë konkurrencën, duke ndarë paratë me njëri-tjetrin. Këtë kritikë të ashpër rezervoi ish zv kryeministri Erion Braçe për kompanitë e sigurimeve nga komisioni i Ekonomisë, ku po diskutohej raporti vjetor I Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

“Në tregun e sigurimeve nuk kemi stabilitet, e kemi kënetë, në këtë treg nuk ndodh asnjë gjë, zero. Vetëm 12 kompani nga dita e parë deri sot, në këtë treg konkurrenca është vrarë dhe ka një arsye pse nuk ka konkurrence: Arsyeja është marrëveshja. Këta kompani kanë bërë marrëveshje mes njëra tjetrës dhe ndajnë paratë”, tha Braçe.

Në të njëjtën linjë me Braçen ishte edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila tha se ky treg nuk po krijon hapësira për futjen e operatorëve të rinj.

“I njëjti treg prej vitesh për operatorët, tregu pak hapësirë për operatorë të rinj”, tha Tabaku.

Por për kreun e AMF, Ervin Meten, ky është tregues i stabilitetit.

“Qëndrueshmëria e operatorëve, tregon stabilitet… Nëse plotësojnë kushtet, operatorët e rinj licencohen. Rasti i Rumanisë, falimentim I kompanive të sigurimit”, tha Ervin Mete.

Deputeti socialist Erion Braçe u ndal edhe te sigurimi i produkteve bujqësore nga fermerët që sipas tij, nuk janë të informuar nga kompanitë e sigurimeve. Por për demokratët, kjo nuk është përgjegjësi e tyre, por e qeverisë.

“Ai shiu breshëri dje atje në Kuçovë, asnjë fjalë qeveria, asnjë fjalë ministria, asnjë fjalë institucioni, asnjë fjalë kompanitë, dhe qajnë njerëzit”, tha Erion Braçe.

“Nevoja e sigurimit të bujqve: para se t’jua kërkojmë autoritetit, t’ia kërkojmë ministrisë së bujqësisë, se çfarë  bën, se unë e provova vjet në zonën time dhe më kryesorja matjet që bëhen të mos jenë gënjeshtra dhe ministria t’i dëmshpërblejë bujqit siç ka marrë përsipër. Për shkak se kosto sot, e prodhimit për fermerët është shumë e lartë dhe nuk mbajnë dot edhe koston e sigurimit”, tha Edmond Spaho.

Siaps raportit të AMF për vitin 2022, dhënat flasin për treg të qëndrueshëm në treguesit kryesorë të shëndetit financiar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
AMF raporton në Komisionin e Ekonomisë, Braçe: Tregu i sigurimeve 'kënetë', konkurrenca është vrarë, ndajnë lekët me njeri tjetrin

 

Deputeti socialist Erion Braçe ka folur në Komisionin e Ekonomisë duke thënë se tregu i sigurimeve është kënetë pasi nuk ka më konkurrencë.

“Në tregun e sigurimeve nuk kemi stabilitet, e kemi kënetë, në këtë treg nuk ndodh asnjë gjë, zero. Vetëm 12 kompani nga dita e parë deri sot, në këtë treg konkurrenca është vrarë dhe ka një arsye pse nuk ka konkurrencë: Arsyeja është marrëveshja.. s’është ky dinamizmi i tregut, nuk ka përmirësim, dukshëm. Ore si ka mundësi që në këtë vend ndodhin ndryshime të mëdhaja dhe këtu nuk ka një fjali të vetme për të promovuar produktet e reja në këtë fushë, as nga qeveria mo po të doni… në radio dilte në 1 minutë e gjysmë presidenti njërit dhe thoshte aty tani nis sezoni i aksidenteve, sigurohuni… dhe ai shiu breshëri dje atje në Kuçovë, asnjë fjalë qeveria, asnjë fjalë ministria, asnjë fjalë institucioni, asnjë fjalë kompanitë, dhe qajnë njerëzit… Këta kompani kanë bërë marrëveshje mes njëra tjetrës dhe ndajnë paratë”, tha Braçe.

Ora 10:53
Mbikëqyrja financiare tek ‘Ekonomia’, Mete: Në fund të 2022, dëmet e paguara në tregun e sigurimeve ishin në nivelin më të lartë historik

 

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, Ervin Mete ka prezantuar raportin vjetor të AMF-së për vitin 2022 në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Në fillim të fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi se viti 2022 ka pasur zhvillime të rëndësishme në tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit, si edhe në procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjatë takimeve Bilaterale, ekspertët e Komisionit Evropian vlerësuan progresin e bërë në kuadër të përafrimit me Direktivat Evropiane dhe angazhimet e marra për plotësimin e rekomandimeve në Kapitullin 9, të drejtuar nga Autoriteti.

Më tej, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv evidentoi avancimin e Autoritetit në vlerësimin e bërë nga Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS) mbi përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare. Në raportin e grupit të vlerësimit, rezulton se niveli i përputhshmërisë është rritur në 77.9%, krahasuar me 47.4% që ishte mesatarisht në vlerësimin e fundit që është bërë nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në vitin 2014. Në vitin 2022, AMF u bë rregullatori i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që aderon në Memorandumin Shumëpalësh të Mirëkuptimit të IAIS për shkëmbim informacioni dhe mbikëqyrje efektive në sigurime.  

Sa i përket ecurisë së tregjeve nën mbikëqyrje, Mete u shpreh se në fund të vitit 2022, në tregun e sigurimeve, dëmet e paguara në numër ishin në nivelin më të lartë historik. Pagesat e  dëmeve sollën një ulje të ndjeshme të numrit të dëmeve pezull, të cilat arritën në 13.4% të gjithë dëmeve të trajtuara nga shoqëritë e sigurimit, shifra më e ulët historike. Referuar impaktit të ligjit të ri të sigurimit të detyrueshëm motorik, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv përmendi uljen e mëtejshme të komisioneve të ndërmjetësimit deri në një mesatare prej 16%, daljen e Byrosë së Sigurimeve nga monitorimi 10-vjeçar i Këshillit të Byrove, kryesisht si pasojë e përmirësimeve ligjore, pagesën e dëmeve Fond Kompensimi në rreth 87% të rasteve përmes siguruesit të drejtpërdrejtë me procedura më të përshpejtuara, si edhe përdorimin në rreth 23% të rasteve të dëmeve të Raportit Evropian të Aksidenteve.  

Në lidhje me zhvillimet në tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv u shpreh se të dhënat e muajve të parë të vitit 2023 tregojnë se fondet e investimit i janë rikthyer rritjes, pas ndikimeve të vitit të kaluar, të ardhura kryesisht si pasojë e zhvillimeve të tregjeve ndërkombëtare dhe rritjes së normës bazë të interesit. Investimet u orientuan drejt titujve të Qeverisë, ku gjatë vitit 2022 blerjet e individëve arritën në 49.6 miliardë lekë, me një rritje rekord prej 216% krahasuar me një vit më parë.

Në tregjet e kapitalit,  Mete veçoi emetimin e parë me ofertë publike të një shoqërie tregtare në Bursë si një moment të rëndësishëm, i cili mund t’i hapë rrugën edhe emetimeve të tjera në të ardhmen. Zgjerimi i shërbimeve të investimit të subjekteve që operojnë në tregun e kapitaleve, si edhe rritja e mëtejshme e emetimit të obligacioneve me ofertë private janë sinjale pozitive për zhvillimin e mëtejshëm të këtij tregu.     

Në fund të fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv përmendi disa nga drejtimet kryesore të veprimtarisë së Autoritetit përgjatë këtij viti dhe në vazhdim, bazuar edhe në strategjinë 5-vjeçare të AMF, me fokus përafrimin ligjor me kuadrin evropian, ndërmarrjen e nismave në kuadër të financave të gjelbra, avancimin e mëtejshëm në standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në mbikëqyrje, etj.   

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 30/05/2023 19:54

    Bracja ka te drejte kur ankohet per monopolizimin e tregut te sigurimeve por ishte ekonomisti me fame boterore dhe ministri u financave Ahmetaj qe privarizoi INSIGUN dhe Rama I dha Okey.Shteti me kompanine e saj ekulibronte kete treg nga abusimet e private ve ,kjo gje dhe me karburanter ku nuk ka nje kompani shteterore qe te tregtoj me pakice dhe zhduk monopolin e karburanteve nga privatet.Kush jane keshilltaret e qeverise qe nxjerrin lloj lloj modelesh per tregin e hidroksrbureve .Nese Rama do ti jape shtyse ekonomise duhet me patjeter te ndertohet rafineria shteterore te perpunoje naften bruto qofte dhe tonen.Zhvillimi I industries se naftes duhet te jete fusha kryesore e zhvillimit ekonomik krahas bujqesuse dhe turiznit sepse NAFTA eshte allka kryesire she e cmimeve te gjithe produkteve.Sa me ulet cmimi I karburanteve aq me teper rritet mireqenia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale