Debate tek integrimi për Crown
Blushi: Pse nuk do paguajë taksa

Debate tek integrimi për Crown<br />Blushi: Pse nuk do paguajë taksa
TIRANE - Komisioni i Integrimit ka miratuar vetëm me votat e maxhorancës procesverbalin mbi marrëveshjen e shërbimit të asistencës doganore me kompaninë britanike Crown Agents. Zëvendësministri i Financave, Ervin Mete, ka relatuar mbi këtë kompani duke saktësuar se kjo e fundit nuk është koncesionare, por do të shërbejë vetëm për asistencë.

"Kemi të bëjmë pastërtisht me një kontratë asistence dhe asistencë veçantërisht e fokusuar në metodikën, planin, organizimin e punës në terren. Ne synojmë që të europianizojmë praktikat e një institucioni që për fat të keq preceptohet si një institucion me praktika abuzive " - tha zv. Ministri i Financave, Ervin Mete.
 
Ndërkaq, deputeti socialist Ben Blushi ka kërkuar motivin e përjashtimin të “Crown Agents” nga detyrimet tatimore të vendit.

"Nëqoftëse ju thatë që një nga arsyet për përjashtimin nga taksat ëshë fakti që ja japni me një dorë e nuk ja jepni me tjetrën, e në fakt të dyja dalin nga buxheti i shtetit", tha deputeti socialist, Ben Blushi.
 
Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka nxitur edhe më tej debatin. Qeveria shqiptare do ti paguajë kompanisë britanike 8.5 milionë euro për shërbimin 2-vjeçar të asistencës që ajo do ti ofrojë doganës.
 
ORA 08:40 KONTRATA ME CROWN AGENTS, DEBATE EDHE NE KONFERENCEN E KRYETAREVE
Një prej projektligjeve të hartuara nga qeveria që ka të bëjë me mbikqyrjen e sistemit doganor në Shqipëri nga  kompani britanike, “Crown agents”,do të shqyrtohet sot në mbledhjen e Komisionit të Integrimit.

Ky projektligj pati edhe debate në Konferencën e Kryetarëve, ku demokratët kërkuan që të mos kalonte me procedurë të përshpejtuar në Kuvend.

Partia Demokratike e quan kontratën që do të lidhet mes qeverisë dhe kompaninë private të doganave, Crown Agents si kontrata më e errët dhe e papranueshme. "4.2 milionë euro në vit do i jepen kësaj agjencie. Do të merren 400 mijë euro nga paratë e shqiptarëve për të blerë makina luksi për këtë agjenci. Kjo agjenci do të paguhet me paratë e shqiptarëve për të mbledhur të ardhurat natyrale. Ky është një batakçillëk”, deklaroi gjatë mbledhjes së grupit PD së datës 4 nëntor kryetari Basha.

Por përfaqësia diplomatike e Britanisë së Madhe në Tiranë reagoi ashpër kundër akuzave për korrupsion, që i bëhen ditët e fundit kompanisë së përzgjedhur nga qeveria për bashkë-menaxhim të Doganave “Crown Agents”.

Me një gjuhë të papërdorur deri tani, Ambasada britanike në Shqipëri ka sulmuar ashpër “disa individë në qarqet politike shqiptare dhe në media”, që, sipas saj, “kanë bërë akuza të rreme për korrupsion dhe praktika të pandershme biznesi kundër Crown Agents, madje edhe duke kërkuar të lidhin aktivitetet e kompanisë me ish-anëtarë të shquar të qeverisë britanike. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë

SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë