Përmirësimi kushtetues dhe ligjor për zgjedhjen e Presidentit, nuk ka se si të mos zgjojë kujtesën e debateve dhe përplasjeve që kanë ndodhur ndër vite, debate që nuk kanë dhënë një “nënprodukt” më të mirë, atë të drejtësisë. Nga Presidenti i parë i zgjedhur me konsensus më 2002 Alfred Moisiu, duke vijuar me Topin e deri te Nishani me 71 vota, gjithnjë ka pasur probleme.
Kur është realizuar ideja e një presidenti konsensual...?
Shqipëria gjithnjë ka pasur debate për zgjedhjen e Presidentit, madje janë prishur dhe zgjedhjet për këtë qëllim. Ish-presidenti Sali Berisha prishi zgjedhjet e 1996 për të pasur votat për një mandat të dytë në krye të shtetit. Ndërkohë dhe ish-kryeministri Fatos Nano, vetëm për të pasur votat e duhura që të zgjidhet President, në zgjedhjet e 2001 shpiku fenomenin e “Dushkut” për të maksimalizuar votat, gjë që solli vetëm numrat e të majtës në Kuvend, por debatet sollën nevojën e një presidenti konsensual.
Cilat ishin debatet që çuan në zgjedhjen e Moisiut me konsensus?
Asokohe përplasja mes Nanos dhe Metës, pakënaqësia e vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet e 2001 si dhe aleanca “fluide” mes Berishës në opozitë dhe Metës kryeministër që sulmohej nga Nano përmes “katarsisit” sollën ndarjen e votave. Ishte koha kur më 2002 do të zgjidhej presidenti, dhe pasi Nano dështoi, iu kërkua zgjedhja me konsensus e presidentit, ku pas debateve të shumta, kreu i shtetit u zgjodh gjenerali në pension Alfred Moisiu. Por, pavarësisht konsensusit, Moisiu ishte njeriu që u godit nga të dy palët, PS në pushtet dhe më pas në opozitë dhe PD në opozitë dhe më pas në pushtet, ku gjithnjë u tentua ngushtimi i kompetencave, dublimi i tij, mosvotimi i dekreteve për gjyqtarë e prokurorë.
Në korrik të 2007, kur PD ishte në pushtet, nuk kishte 84 votat për të zgjedhur kreun e shtetit. Si u zgjidh?
Në verën e nxehtë 2007, situata ishte shumë konfliktuale. Berisha
Kryeministër dhe i plotfuqishëm në mazhorancë u luhat shumë për të zgjedhur kreun e shtetit, madje u diskutua për një sërë emrash konsensualë, por që dominuan skenën politike, ish-kryeministri Nano, që kishte mbështetur Berishën kundër Ramës, madje thuhej se për atë post dorëzoi pushtetin dhe më 2005, por dhe kreu i grupit parlamentar e nënkryetari i PD Bamir Topi. Pas shumë përplasjes, kërcënimesh në PD, Bamir Topi u zgjodh me votat e mazhorancës por dhe me “konsensusin” e 6 deputetëve mbështetës të Nanos që votuan Topin si kundërpeshë. Por, Topi më pas u kthye në armikun kryesor të Berishës dhe mazhorancës, iu rrëzuan dekrete për drejtësinë dhe për ambasadorët, por dhe refuzoi shumë dekrete, sot është në aleancë më mazhorancën e majtë dhe kryeministrin Rama.
Ndërsa më 2012 sërish mes debatesh dhe ndryshimit të Kushtetutës më 2008, u zgjodh me 71 vota president Bujar Nishani...?
Ndryshimet kushtetuese të 2008 prekën dhe zgjedhjen e kreut të shtetit, i cili u bë me shumicën e thjeshtë. Pa i ndryshuar asnjë kompetencë. Kështu, pasi u diskutua për kandidatura konsensuale, Berisha dhe me votat e Metës aleat, zgjodhi ish-ministrin dhe anëtarin e kryesisë së PD Bujar Nishanin, President më 2012. Opozita atëherë, por dhe sot në pushtet e akuzon Nishanin se e ka mbushur sistemin e drejtësisë me militantë dhe të korruptuar. Si dhe i kanë rrëzuar të gjitha dekretet për gjyqtarët.
Debatet
Zgjedhja e Presidentit ka qenë gjithnjë ndër vite objekt debati të fortë politik, që ka sjellë gjithnjë në krye të shtetit njerëz të kontestuar.
*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com print 2 gusht 2015
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com