Kështu ndodhi në Shqipëri me aksidentin e Himarës kur publikimi i fotove të para të të plagosurve shkaktoi jo pak debat.
Kështu po ndodh aktualisht me masakrën në Siri, ku videot dhe fotot e fëmijëve të vrarë kanë hapur një debat edhe më të madh: Deri ku duhet të shkojmë me publikimin e materialeve, për të cilat shpesh kritikohemi?
Korrespondentja e CNN në Hong Kong, Kristi Lu Stout këtë të premte ka vendosur të bindë se jo gjithmonë fotot “e tmerrshme” duhen evituar. Bota duhet të marrë vesh se çfarë “nuk duhet të ndodhë”, pasi jo gjithmonë të ruash veten nga “gjaku” të mbron.
Ajo i referohet sërish videos së publikuar pak ditë më parë në Siri, pas së cilës shumë syresh akuzuan mediat se po abuzojnë. I referohet gjithashtu edhe 8 rasteve të tjera ndër viti, ku një foto e vetme ka treguar cfarë nuk duhet të bëhet apo, apo të ndërpritet urgjentisht.
“Pamjet me fëmijët e masakruar janë shqetësuese dhe të papërshtatshme për shikuesit. Por duke dhënë natyrën e sulmit dhe numrin e të vdekurve, ne besojmë se duke transmetuar fotot ne ndihmojë për të kuptuar se ajo cka mund është akoma më e rëndë se sa shifrat”, argumenton Stout.
Fotoreporteri Robert King rrezikoi jetën e tij për të dokumentuar masakrën njerëzore në Al kusair (Al Qusayr). Foto Brenda spitaleve ku mjekët punojnë në kushte mjerane, dyshekë të gjakosur, fëmijë të përgjakur. Dëgjohen zërat vajtues të nënave.
“Unë mbetem me shpresën se këto foto të shërbejnë si referencë historike për të ndëshkuar Asad për krime kundër njerëzimit”, thotë King.
Fotoja e paprekur është portreti i realitetit. Dëshmon për terrorin në terren dhe bën thirje për ndihmë. Por, a mund të ndalojë gjakderdhjen.
Këtë muaj është 40 vjetori i një prej fotove më të paharrueshme të konfliktit botëror, ajo e 9 vjeçares Kim Phuc, e bërë në luftën e Vietnamit në 8 qershor 1972. Fotoja që është vlerësuar me çmimin Pulitzer, tregon Kim të terrorizuar, krejtësisht të zhveshur qe vrapon rrugëve bashkë me fëmijë të tjerë, me shenjat e napalmit në fytyrë dhe trup.
Kim u ndihmua nga fotografi Nick UT, i cili siguroi mjekimin e saj dhe operacionin e vështirë në fytyrë dhe jo vetëm. Por, gazetarët veteran dëshmojnë se fotoja “e rëndë” ndryshoi luftën dhe se falë asaj fotoje, ushtarët amerikanë u kthyen në shtëpi më herët.
Nëse kthehemi tek fotoreporteri, King, kuptojmë se ai është i terrorizuar. Pas videove të publikuara në Youtube dhe raportimeve nga gazetarë si ai, sërish nuk ka një diplomaci të fortë në Kombet e Bashkuara.
“Ajo që më shokon në të vërtetë, përtej trupave të masakruar të bebeve është indiferenca e opinionit pubik. Kjo është fatale. Ku po shkojmë o njerëz”, e mbyll alarmin e tij njerëzor, fotoreporteri amerikan.
(aq/shqiptarja.com)