Debati/ Deputeti Vullnet Sinaj: Edhe ne kemi pasur refugjatë, na ka hapur dyert Italia

Opozita nuk ka lejuar as  sot zhvillime normale në komisionet parlamentare. Demokratët akuzuan qeverinë se po pranon të grumbullojë refugjatët e Lindjes së Mesme, për të marrë në shkëmbim hapjen e negociatave javën e ardhshme.

Por socialistët thonë se nuk ka asnjë skenar të tillë dhe ju kërkuan kundërshtarëve të mos hapin panik. Flamur Noka tha në komisionin e Sigurisë, se pas 28 qershorit sjellja e opozitës do të përkeqësohet. 

Qëndrimi ynë do të ndryshojë pas 28 qershorit, ne nuk do t’ju lejojmë më...

Flamur Noka

Por duke ju referuar një interviste në median gjermane të zëvendësministrit të brendshëm Julian Hodaj, debati u zhvendos tek kampet e mundshme për refugjatët.

Popullsia e Skënderbeut zëvendësohet me atë të Sulltan Mehmetit. Po i sillni për shkak të lidhjes së mikut të Ramës, Erdoganit me Al Asaddin

Klevis Balliu

Sa shpejt i harruat kampet që na hapi Italia për refugjatët tanë që vajtën në Itali. Sa shpejt e harruat që sa keq na ka ardhur kur atje një pjesë e klasës politike që thoshte për ne terroristë. Shqipërinë do ta bëjmë bashkë por jo me tensione kaq të mëdha. Uleni pak tensionin. Rrimë këtu freskët në këtë sallë dhe bëjmë fushatë. Jo. Atje kur të vijë radha. Tani shkoni te njerëzit atje se kanë halle, se nuk po shoh njeri atje.

Vullnet Sinaj

Nuk jemi kundër refugjatëve, por ka një mënyrë tjetër për të hapur negociatat, luftoni krimin dhe korrupsionin.

Ervin Salinji

Mos përhapni panik

Elona Gjebrea

Me debate nisi e përfundoi edhe mbledhja e Komisionit të Ekonomisë. Erjon Brace e mbylli mbledhjen në pamundësi për të shqyrtuar çështjet e rendit të ditës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb