Kohët e fundit është kthyer në qendër të vëmendjes debati mbi gjendjen e sistemit shëndetësor në vendin tonë. Të shumtë janë ata të cilët rreken ta gjejnë te emra të përveçëm zanafillën e gjendjes mjerane të mjekësisë dhe natyrisht në shumëçka thonë kanë të drejtë. Si një person i përfshirë në kujdesin ndaj shëndetit, vlerësoj se anomalitë në sistemin shëndetësor në fakt reflektojnë probleme të qenësishme që ka shoqëria jonë, e cila tregohet e pandjeshme ndaj mangësive të hasura kudo. Kjo mungesë ndjeshmërie e ka transformuar shoqërinë tonë në një shoqëri që s’bëzan, një shoqëri të friguar, një shoqëri memece. Është e pamundur të mos ketë ndodhur kjo, për sa kohë që tashmë është bërë praktikë të pranosh si normale mënyrën anadollake të (mos) funksionimit të cilësdo hallkë të shtetit, pa patur as reagimin më të vogël të shoqërisë. Vetëm një shoqëri memece, apatike, si kjo e jona, i pranon pa reaguar praktikat regresive, korruptive, nepotike të kthyera tashmë në “modus vivendi” në çdo hallkë shtetërore.
Reagimi qytetar pikë së pari kërkon vetëdije të mirëfilltë intelektuale, ndërsa një elitë e blerë/shitur, një elitë e zënë rob nga interesa korruptive, nuk elaboron ide e as çon përpara projekte prosperuese, por rezulton në një shoqëri të dekortikuar, fatkeqësi që me ç’shihet i ka ndodhur edhe shoqërisë sonë.
Vetëm një shoqëri anemike nuk reagon ndaj faktit se e vetmja mënyrë që të fillosh punë në ketë vendin tonë të dashur, në daç si sanitare a roje konvikti apo pedagog në fakultet, duhet ose të kesh korruptuar financiarisht apo të jesh katapultuar politikisht në atë pozicion (edhe doktoraturat në QSUT trafikohen politikisht…?!).
Një vit më parë asistuam të gjithë nën “omerta-në” e zakonshme, në konkursin e specializimeve në fakultetin e mjekësisë ku u shkelën të gjitha të drejtat e konkurimit duke u bërë me një të lëvizur të lapsit (e patjetër jo vetëm të tij) humbësit në fitues e anasjelltas…A di njeri se ç’ndodhi me tej dhe si reagoi këshilli i të ashtuquajturëve “profesorë” të fakultetit të mjekësisë, rektorati apo ministria e arsimit ndaj organizuesit të konkursit…!
Drejtuesit akademikë të shërbimeve mjekësore, duhet të bëjnë shumë nëse duam që shërbimi ndaj pacientit të përmirësohet në ato nivele që të gjithë synojmë të jetë. Si klinicist nuk mund të mos shpreh irritimin që ndjej mbi vështirësitë administrative që hasim në trajtimin e pacientëve; kjo përfshin që nga godinat spitalore të amortizuara, të ndërtuara sipas një stili aspak praktik, me shërbime të ndara që nuk krijojnë lehtësirat e nevojshme për shkëmbimin e shpejtë të informacionit aq të domosdoshëm për ndjekjen multidisiplinare të pacientit, mungesat ekstreme infrastrukturore, mangësitë në ekzaminimet laboratorike e deri te mungesat e pajustifikueshme të medikamenteve bazë. Shërbimi spitalor duhet t’i nënshtrohet një reforme të thellë, pikë së pari në sens ekonomik, pasi mangësitë nuk mund të tejkalohen me skemën aktuale të përfshirjes në mënyrë të përshpejtuar të shërbimit spitalor nën ombrellën e ISKSH, e cila vetëm sa nxjerr në pah defektet e sistemit por nuk reflekton shërbim cilësor në spitalet publike. Ndoshta përfshirja selektive e shërbimeve të veçanta në skemën e sigurimeve dhe liberalizimi i sistemit të sigurimeve shëndetësore do të reabilitonin disi anoksinë aktuale të funksionimit të spitaleve tona.
Shpesh herë të anatemuar për mitmarrje, shoqëria duhet të kuptojë edhe mungesën totale të vlerësimit ndaj bluzave të bardha, si pjesa më e trajnuar dhe e kualifikuar e shoqërisë, dhe, nëse do të flasim për trajnim mendoj se po ashtu në këtë kuadër shumë gjëra lënë për të dëshiruar.
Përmirësime duhet të ketë në mënyrën e përgatitjes së specialistëve të rinj në shërbime të ndryshme, pasi aktualisht atyre pak ose aspak iu jepet e drejta dhe aksesi i nevojshëm për përftimin e aftësive të duhura nëpër klinikat tona universitare. Po ashtu duhet të bëhen transparente praktikat e rekrutimit në punë të mjekëve në QSUT. Çfarë kriteresh ndiqen dhe si ka mundësi që një numër shumë i vogël mjekësh që përfitojnë specializime për rrethe të ndryshme paraqiten për të kryer detyrimet kontraktuale?! A njihet ndonjë rast që ndokush të jetë penalizuar për shkelje të tilla, ndërkohë që shumë rrethe vuajnë mungesat në mjekë specialistë!
Nëse do të flasim për krijimin e spitaleve rajonale, atëherë duhet patjetër që këto spitale të forcohen në kuptimin e plotësimit në infrastrukturën e nevojshme ashtu si edhe në afrimin e sa më shumë specialistëve të cilët punojnë në rrethe më të vogla pa ngarkesë pune dhe me mangësiedhe më të mëdha në ofrimin e shërbimit mjekësor. Nuk mund të flitet për rajonalizim të shërbimit shëndetësor, ndërsa ky mbetet vetëm një ndryshim në emërtesën e spitaleve të mëparshme, pa u ndryshuar struktura e funksionimit të këtyre spitaleve.
Nëse duam që mjekësia jonë të bëjë përpara ministria e shëndetësisë duhet të ndjekë një politikë multicentriste, në kuptimin që të krijojë qendra të specializuara të shpërndara në zona të ndryshme për patologji apo shërbime të ndryshme. Për ta ilustruar këtë po sjell një shembull nga një eksperiencë e afërt në Avelino, një qytet i vogël me 40-50 mijë banorë, në jug të Italisë. Klinika Malzoni me një histori dhjetra vjeçare, është e specializuar për trajtimin kirurgjikal të patologjive onko-gjinekologjike. Përpos kirurgjisë tradicionale, ajo që e bën të veçantë këtë klinikë është trajtimi në rrugë endoskopike i patologjive gjinekologjike, edhe në rastet e neoplazive malinje të avancuara. Në këtë mënyrë klinika njihet si qendër reference e endoskopisë gjinekologjike të avancuar ndërsa është aktualisht qendra nacionale e trajtimit të endometriozës; kështu, pacientet e trajtuara në këtë klinikë të vogël të një province napoletane vinin nga zona të ndryshme
të italisë së jugut dhe veriut. Natyrisht nuk dua të bëj krahasime në asnjë moment me spitalet tona, por nga ana tjetër mendoj se disa mësime mund edhe të nxirren. Mbajtja e të gjitha shërbimeve “terciare” në QSUT dhe “status quo-ja” e mënyrës së organizimit të punës në këto shërbime, ku shefi i shërbimit apo dy a tre të përkëdhelur të tij kryejnë pothuajse të gjitha proçedurat, bën që të mos krijohen ekipe të specializuara për trajtimin e patologjive të veçanta në një specialitet të caktuar, (psh. onko-gjinekologjia, uro-gjinekologjia, mjekësia riprodhuese në shërbimin e obstetrikëgjinekologjisë, etj.) gjë e cila është e domosdoshme për mjekësinë moderne. Krijimi i poleve të tilla, si dhe shpërndarja e tyre në rajone të ndryshme do të aktivizonte shumë më tepër dhe do I bënte më shumë funksionale spitalet rajonale, ndërkohë që do të lehtësonte ngarkesën në QSUT që në letra bën gjithçka por në realitet trajtimet e patologjive të ndryshme janë në mënyrë të pjesshme e mjaft të mangëta. Po ashtu kjo politikë mund të ndiqet edhe në nivele rajonale, kështu nëse spitalet rajonale përfitojnë “privilegje” pa bërë ndryshime në strukturë që lejojnë afrimin e specialistëve; për t’i shpëtuar spitalet e rretheve nga braktisja e specialistëve dhe kthimi i tyre në godina jo funksionale, mund të referohen shërbime të veçanta, apo nënspecialitete të ndryshme në nivel spitali rrethi për një rajon të caktuar. Këto mund të ishin disa rrugë që do të na çonin drejt mjekësisë siç duhet të jetë, pasi mjekësinë siç nuk duhet të jetë, mjerisht po e përjetojmë përditë!

(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com