Debati për Teatrin, Robert Ndrenika i
përgjigjet Kumbaros: E vërteta e bingos!

Debati për Teatrin, Robert Ndrenika i<br />përgjigjet Kumbaros: E vërteta e bingos!<br>
Aktori i njohur, Robert Ndrenika i është përgjigjur po me një letër ministres Mirela Kumbaro për konfliktin që ka nisur për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar te ‘Turbina’.  Ndrenika shkruan se fjalët e ministres i janë dukur kunja dhe jo të sinqerta. Më tej, aktori thekson se ai nuk heq asnjë presje nga ato që ka thënë.

Ministrja i kujtoi dje aktorit heshtjen gjatë kohës kur Teatri Kombëtar u kthye “në lokal me tym lojërash fati e bingoje, që thithte klientë, por jo artdashës”, por Ndrenika thotë se ‘Bingoja u hap në një situatë emergjente me aprovimin e tërë komunitetit teatror dhe kur paraardhësit e t’u në Ministrinë e Kulturës deri në vitin 2000 nuk lanë hapësirë pa dhënë me qira”.

Letra e Robert Ndrenikes
E dashur Mirela!
Lexova me vëmendje letrën tënde. Përveç fjalisë së parë që “je në një mendje me mua”, të tjerat m’u dukën kunja dhe jo shumë të sinqerta.

Përsa më përket mua, përveç mënyrës së të shprehurit, që ndoshta vjen nga profesioni im, (mirë do ishte të kisha studiuar për diplomaci) unë nuk heq asnjë presje nga ato që kam thënë.

Bingoja u hap në një situatë emergjente me aprovimin e tërë komunitetit teatror dhe kur paraardhësit e t’u në Ministrinë e Kulturës deri në vitin 2000 nuk lanë hapësirë pa dhënë me qira.

Përsa i përket ndërtimit të sallave te “Piramida” dhe “Turbina” e kishit ju për detyrë të kishit bërë dhe të bënit transparencën.  “Transparencë” që edhe sot e kësaj dite ne po e kërkojmë. Vazhdimin e bisedës do ta bëjmë në sallën e Teatrit Kombëtar.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut