Fundi i kapitullit politik i vitit 2022, u mbyll me një debat në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit mes mazhorancës dhe opozitës.
Teksa pritet që kjo çështje të flitet edhe në seancën e sotme plenare të Kuvendit, i pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar, Taulant Balla është shprehur se fakti që opozita nuk i qëndroi propozimit të tyre, tregon që s’është serioze. Balla është shprehur se vendi ynë ka nevojë për një Avokat Populli jo avokat partie, duke ironizuar propozimit të PD-së të Alibeaj.
“Propozimi nuk mund të jetë ekskluzivist. Fakti që opozita nuk mbështeti kandidaturat që i paraqiti vetë, tregon që nuk respekton kandidatët që sjell vetë. Mënyra më e mirë do ishte kur opozita propozon një numër, 4 ne zgjedhim 2, dhe ne biem dakord për ata të dy. Por, fakti që opozita u soll në mënyrë të papërgjegjshme, bojkotoi procesin e votimit të kandidatit të propozuar nga ata, na bëjnë të kuptojmë që opozita s’është serioze. Pra, mendoj që procesi i shpalljes së interesit do jetë një proces i hapur dhe i pandikuar.
Na duhet një Avokat Populli jo avokat partie, atëherë ne shkojmë në dialog me opozitën. I kanë votat këta? Nuk i kanë, se duhen dhe votat e mazhorancës.”- tha Balla
Lajmi kryesor:
Rama mbledh grupin e PS-së: Deputetët të zbresin në terren! Balla: Do dialogojmë me opozitën për amnistinë fiskale, ta miratojmë këtë sesion parlamentar
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.6%
-
Mirëqënia
21.6%
Vota total: 1854
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria premton ulje të çmimit të energjisë brenda 2025-ës
1 Janar, 16:14
-
Rama 'takon' Ismail Qemalin falë inteligjencës artificiale! Video e urimit: Me këmbë të mbarë 2025
1 Janar, 09:04
-
Dy bebet e para për 2025 janë binjakë, Ares dhe Rajd! Rama: Lajmës të një viti me bereqet!
1 Janar, 00:31
-
VIDEOLAJM/ Shikoni Parkun Eden! Instalacioni që Rama ndërtoi brenda kryeministrisë! Pamjet për herë të parë
31 Dhjetor 2024, 19:42
-
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
31 Dhjetor 2024, 19:29
-
Festa/ Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë dhe do e çojmë në majë! Do qëndrojë atje, edhe kur të mos jemi më...!
31 Dhjetor 2024, 19:10
-
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Xhingijet kërcyen për Berishën, forcat e reja amatore
31 Dhjetor 2024, 17:40
-
Lefter Maliqi ‘kartolinë’ SPAK-ut: Bëre drejtësi me regji! Bëra sërish padi për bashkinë
31 Dhjetor 2024, 12:18
-
VIDEOLAJM/ Babagjyshi vjen me helikopter për Vitin e Ri 2025, ndan dhurata për fëmijët e Forcave të Armatosura
31 Dhjetor 2024, 08:47
-
Shqipëria e ndalon, Venezuela e gjobit me 10 mld USD TikTok-un
31 Dhjetor 2024, 08:07
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë
30 Dhjetor 2024, 21:16