TIRANE - Hyrja e miellit në shqipëri për prodhim buke me nivel më të ulët proteinash se 12.5 % është cilësuar nga Kryetari i Parlamentit Ilir Meta si histori e gupeve të interesit që s’kanë lidhje me interesa politik . Meta ka kërkuar zbatim dhe respektim të standardeve në të gjitha vendet pasi sipas tij shpesh interesat e ngushta çojnë në krijim konfliktesh jo transparente
“Shpesh interesat e ngushta çojnë në krijim konfliktesh jo transparente të cilat pastaj mund të kthehen në përplasje midis vendeve të ndryshme dhe qeverive të ndryshme. Kemi pasur historinë e çimentos, tani ka dalë historia e miellit, janë histori interesash grupesh lobiste në Kosovë apo në Shqipëri. Këto çeshtje mund të zgjidhen vetëm përmes politikave transparente përmes diskutimeve, përmes vendosjes së standarteve të cilat duhet të respektohen dhe të zbatohen nga të gjitha vendet, ku në fakt nuk janë interesa politike po interesa ekonomike të grupeve të caktuara të cilat synojnë të përfitojnë apo të dëmtojnë rivalët e tyre në treg duke përdorur politikën dhe vendimmarrjen.” u shpreh Meta
Një ditë më parë, Ministrit të Bujqësisë Panariti është përballur me tone të ashpra të nënkryetarit të komisionit të integrimit Taulant Balla kur ky i fundit ka kërkuar që me cilësinë e miellit dhe bukës shqiptare të mos bëhet patriotizëm. Balla i ka bërë thirrje Panaritit që të sjellë sa më shpejt në Kuvend, ligjin për cilësinë ushqimore. Nga ana tij Panariti siguroi deputetët se ka nisur puna për ngritjen e Bordit Kombëtar të Ushqimit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO