Debati për shqiptarët/ Rama: Meta dhe 'non grata' mbrojtkan qeverinë britanike nga unë! Duhet t'u themi të huajve që vëllezërit tanë nuk preken

Ndonëse kryeministri Edi Rama shpesh ‘refuzon t’i përmendë’ me emër kundërshtarët e tij politikë, sot nuk ka kursyer një përgjigje kundrejt tyre sa i takon debatit që është krijuar për emigrimin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe.

Nga Lushnja, Rama komentoi intervistën që ka dhënë sot kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për radion britanike LBC, ku thotë se shkak për emigrimin e të rinjve shqiptarë është qeverisja autokratike e Edi Ramës. Rama tha se Meta i ka dalë në mbrojtje qeverisë britanike, kur në fakt sipas tij, kur vjen puna tek shqiptarët jashtë vendit duhet të bëhen 1 dhe të lënë pas krahëve politikën.

Ilir Meta mbron qeverinë britanike nga unë, është një lloj faqe zezllëku qe e shoqëron Shqipërinë që nga 1912. Një lloj specie specifike që nuk i ndahen këtij vendi, s’kanë asnjë lloj cipe, për shumë arsye. Ilir Meta i shkretë ka shumë arsye, i ikën fare mendja kokës edhe janë në gjende të bëjnë gjëra nga më të hatashme, se ca i duhet që ta mbroj Meta nga unë qeverinë britanike. Kur vjen puna të Shqipëria dhe shqiptarët në gjuhë të huaj dhe jashtë vendit ne duhet të jemi 1, s’kemi asnjë arsye të jemi të ndarë fare. Ne jemi vend i vogël, ky është fati. Ne nuk jemi një vendi pasur, por ama ne nuk kemi asnjë arsye në botë që kur të ulemi në tryezë me të tjetër të ndihemi inferior, për jemi duhet të imponohet të njëjtin respekt që u japim atyre”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se kur vjen diskutimi tek shqiptarët që ndodhen jashtë shtetit, politikanët shqiptarë nuk duhet të jenë të ndarë, por në gjuhë të huaj duhet t’u thonë ndërkombëtarëve se “vëllezërit tanë nuk preken”. Ndalur sërish në intervistën e Metës, Ram au shpreh se nuk do e zgjidhim në gjuhë të huaj problemin e largimit të shqiptarëve, por duhet të bëhemi mbrojtësit më të mëdhenj të tyre.

“Kur vjen puna të shqiptarët jashtë s’do e zgjidhim me gjuhë të thuaj pse ikën ata, ne më gjuhë të huaj ne do u themi vëllezërit tanë nuk preken. Sa ka në Londër çuna që nuk e shohin dot me sy PS, komentator që nuk lënë gjë pa thënë në FB, kur me falsin shqip mund të zihem orë e çast, por në anglisht jam mbrojtësi i tyre më i madh, para çdo gjë tjetër është Shqipëria dhe shqiptarë”, u shpreh Rama.

Një koment e pati edhe për Sali Berishën, ku tha se ai i shpallur non grata nga Britania e Madhe paska dalë në mbrojtje të qeverisë britanike.  

"Del një soj shqiptari në sojin e Metës dhe mbron qeverinë britanike nga unë, ca është ky, nuk e di, ose më saktë e di, po ta mbyllim këtë muhabet dhe të vazhdojmë me muhabete tjera, që mos të them pastaj ai tjetri, një non grata që Britania e kanë nxjerr non grata, që mbron Britaninë nga unë, non grata, si ato që i vini ju deleve, i matrikullluar në lule të ballit dhe mbron Britaninë nga Edvini”, vijoi kryeministri Rama.  

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman e cilësoi si ‘pushtim’ nga shqiptarët që përshkrojnë me varka kanalin e Lamanshit. Ajo shtoi se për këtë probklematikë shumë të madhe duhet të gjendej një zgjidhje. Pikërisht për këto akuza, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dje duke dhënë shifra e duke thënë se shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Ai kritikoi qëndrimin e Britanisë, sipas së cilit po përdor një retorikë krimi që përfundon duke dënuar të pafajshmit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:14
Rama tallet me Berishën: I matrikulluar nga të dyja veshët, njëri nga SHBA, tjetri nga Britania e Madhe

 

Teksa po i kthente përgjigje deklaratave të Sali Berishës mbi debatin për emigrimin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe, kryeministri Edi Rama ironozi Berishën i cili është shpallur non grata nga Britania e Madhe dhe SHBA. Rama tha se Berisha është matrikulluar në dy veshë, njëri nga SHBA dhe tjetri nga Britania dhe del e flet për dinjitet.

“Partia e non gratës, vegël e deklaruar e Kremlinit, siç është ai non grata i matrikulluar dy herë, trak nga Amerika në njërin vesh, trak nga Britania në veshin tjetër. Me dy veshë të matrikulluar, flet për dinjitet”, tha Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 06/11/2022 20:50

    Ne demokraci njerezit jane te lire te punojne dhe te mesojne ku te duan, vajtja me gomone veprim i gabuar anglezi si duket i lejon vete se po te doje i ndalon se qe kur niset gomonja anglezi e di.

    Përgjigju
  • O tej: 05/11/2022 19:18

    Tash ngelet Berisha te matrikullohet ne bithe.

    Përgjigju
  • AltinTop: 05/11/2022 18:44

    Jam dakord qe vellezerit tane nuk preken, por nga kush po ikin gjithe keto vellezer duke rrezikuar jeten?? Qeveri leshi bashke me rublat njelloj jeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit