Debati për emrin e Ballkanit, Rama: Nëse 'Ballkan' do të thotë “mal”, atëherë 'Mali Hapur' nuk është keq! Plasari: Emri i rajonit u vendos nga një budalla

TIRANË- Në vigjilje të 555-vjetorit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ku organizua një bisedë me të rinj dhe studiues, kryeministri Rama u shpreh se është e pashmangshme që në të ardhmen të kemi një rishkrim dhe një rilexim të historisë. Kreu i qeverisë nuk i kurseu edhe komentet për Ballkanin e Hapur, ku tha se nëse termi Ballkan është mal, atëherë është krijuar një “mal i hapur”.

“Për shkak të detyrës nuk më këshillohet të përfshihem në këtë vorbull, por ka edhe më tej se kaq, ka edhe Ballkani Perëndimor. Kam pasur një debat për këtë me miqtë europianë duke u përpjekur të shpjegoj që ne jemi Europë, siç ka një Europë Perëndimore, Lindore, ka edhe një Juglindore.

Nëse Ballkani është një term i vendosur nga budallallëku apo keqkuptimi i madh i një personi që më pasi vuri vulën një rajoni, Ballkani Perëndimor është një elaborim për të vendosur një vijë mes kësaj ane e Turqisë. Ndaj po të gjendesh në një tryezë ku janë edhe turqit e sheh se ka një trekëndësh. pjesa Turke do Ballkanin. Kur po shpjegonte Aureli Ballkanin e malin, po mendoja paskemi bërë malin e hapur.

Nuk është keq të hapim malin. Një gjë dua ë them për t’i vënë kapak se kjo bisedë është kaq e veçantë dhe interesante sa mund të vijojmë deri nesër por keni detyrë të lexoni nesër. Ka një gjë nga fundi i librit kur autori jep një shpjegim për një pyetje lidhur me historinë, që historia është e destinuar të rishkruhet e të lexohet në kohë të ndryshme e në kontekste të ndryshme dhe me siguri një ditë do të kemi një rilexim tjetër të historisë së Skënderbeut”, u shpreh Rama

Kjo deklaratë erdhi pasi studiuesi i njohur Aurel Plasari tregoi se emri 'Ballkan' është vendosur nga një studiues gjerman, që e cilësoi budalla.

“Emri ‘Ballkan’ është emër i vënë nga një budalla. Gadishulli quhej gadishulli ilirik. Gadishulli riprodhohej nga hartat që dilnin nga tekstet e Ptolemeut. Ai jepte një vargmal që përshkruante gadishullin ilirik. Edhe kur filluan Hartat e rilindjes Europiane imitonin këto harta. Arbëria ishte një nga ato vende të studiuara. Në mesin e shekullit XVIII, në kohën e Turqisë, një studiues gjerman Xonjën e pyesnin dhe i thotë se si quhet dhe ai tha; Ballkan. 

Ishte budallallëk i atij momenti. Sot është çështja që mund të na thonë Ballkani dhe Europa. Ai rajon që thonë Ballkan, është Europa juglindore. Është një term i rremë për mua. Kur vjen puna në konceptin shkencor do them se ky gadishull është Europa Juglindore”, theksoi Plasari.

Shqiptarët përkujtojnë këtë janar, 555 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Në kujtesë të kësaj dite, nxënës të shkollave të mesme, me rezultate të shkëlqyera dhe pjesëmarrës të olimpiadave në lëndën e historisë u mblodhën sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri, në një bashkëbisedim mbi figurën simbol të qëndresës së kombit. Kryeministri Rama iu bashkua këtij bashkëbisedimi, të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, me pjesëmarrjen edhe të studiuesit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Aurel Plasari, i cili dhuroi për nxënësit veprën e tij “Skënderbeu një histori politike”.  

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/01/2023 04:00

    Kam pare nje here nje dokumentar serial tek PBS,nje nga ato qe behen per te nxitur turizmin.Ne rastin konkret flitej per Austrine,ku midis te tjerave,tregoi nje treg-pazar ne Vjene ku shisnin tregetare me origjine te huaj.Per vendasit,/aty fillonte Ballkani/ per shkak te llojit te tregetareve dhe prodhimeve qe shiteshin.Nenes time ky cilesim iu duk shume fyes,perbuzes me sakte.

    Përgjigju
  • Alban: 16/01/2023 22:30

    Hala se din shqiptaret historin e vendit vet se kjo ndryshohet cdo 5 vjet. Ca jane kto historian qe e ndryshojne historin sa here ndrrohen partit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve