Rreth katër orë ka vijuar debati me artistët, piktorët e kuratorët dje paradite në Ministrinë e Kulturës. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, i ka ftuar artistët në një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar rreth debatit të hapur për mospëfshirjen e ekspozitës “Onufri” në kalendarin kulturor 2014-2015.
Pas përplasjeve të ideve dhe koncepteve rreth kësaj ekspozite, diskutimi ka përfunduar me premtimin e ministres së Kulturës për vijimësinë e edicionit të ekspozitës “Onufri” në vitin e ardhshëm. Tryeza e debatit me specialistë të arteve figurative dhe praninë e Ministres së Kulturës erdhi si pasojë e debatit mediatik të hapur nga artistët për heqjen e ekspozitës “Onufri” nga kalendari kulturor, e cila prej 20 vjetësh ishte bërë traditë në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Dje në sallën “Tefta Tashko” në godinën e re të Ministrisë së Kulturës në ish Kinostudion “Shqipëria e re” është bërë një bashkëbisedim i zgjeruar rreth problemeve që kanë pasur edicionet “Onufri”, duke u quajtur njëherë ekspozitë kombëtare e njëherë ndërkombëtare. Shumica e artistëve kanë qenë të mendimit që kjo ekspozitë të jetë ndërkombëtare. Debatet janë fokusuar edhe tek arritjet pozitive dhe mosarritjet në disa edicione të fundit të tij.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, në fund të diskutimit të artistëve ka premtuar se ekspozita “Onufri” do të vazhdojë, madje edhe emri do të jetë i njëjtë. Ministrja Kumbaro e konsideroi ndërprerjen e edicionit të këtij viti si një “fazë reflektimi” duke shtuar se “ishte e domosdoshme, sepse “edhe nga artistët shqiptarë kërkohet më shumë kreativitet në pjesëmarrje dhe gjallërimin e jetës artistike në artet pamore”, tha Kumbaro.
Gjithashtu ministrja Kumbaro u shpreh se duhej të reflektohet mbi cilësinë dhe energjinë që duhet të sjellë edicioni i ardhshëm i “Onufrit”, ndërsa theksoi se këtë herë ekspozita “Onufri” do të zgjerohet e do të shihet në një diskutim përfundimtar nëse do të jetë në një ekspozitë kombëtare apo ndërkombëtare. Për këtë Ministria e Kulturës ka hedhur në faqen zyrtare një pyetësor për të marrë mendimin e artistëve në përcaktimin përfundimtar të mënyrës së organizimit të edicionit të ardhshëm të “Onufrit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA