Debati për mbylljen e TikTok-ut/ Aldor Nini: Kompania mund të na hedhë në gjyq, bëmë reklamë negative! Hazizaj: Shkel të drejtat! Koçibellinj: Mbrojmë fëmijët

Mbyllja e TikTok-ut për drejtuesin e kompanisë “Acromax” Aldor Nini është e vështirë teknikisht, por nga ana tjetër do të sillte edhe pasoja, deri në gjyqe për dëmshpërblim.

“Shumë e vështirë të mbyllesh një shërbim. Nuk është vetëm sfidë për nivelin e teknologjsë që ne kemi, por për gjithë botën. Sepse TikTok operon aty ku operon Netflix, etj. Aple,. Jemi vendi i parë në botë që do të bllokojë këtë shërbim për arsye të problemeve që ka me algoritmin. Afganistan për arsye fetare, . Do të jetë shumë e vështirë. Tik Tok mund ta hedhë në gjyq vendin. Kemi bërë reklamë shumë negativë. Janë cituar edhe shprehjet rrugaçi i lagjes etj. Çdo Tik tokeri në botë i lind e drejta t'i kërkojë dëmshpërblim shtetit për dëmet që mund t’i shkaktohen nga mbyllja e TikTok. Që mund të ketë audiencë në Shqipëri"

Nini tha nga studio e Report Tv se vendimi është diskriminues, pasi ka rezultuar se platformat sociale shpërndajnë video me përmbajtje të ngjashme. 

“Unë e shoh snapin më të rrezikshëm se TikTok. I bie që është vendim diskriminues. Ne i monitorojmë të gjitha videot dhe bllokojmë 1200 video në ditë. Unë nuk shoh ndryshim mes platformave. kanë përmbajtje të ngjashme. 

Për kreun e organizatës për të drejtat e fëmijëve CRCA, mbyllja e TikTok-ut është shkelje e të drejtave të njeriut, ndërsa ndryshe mendon aktivistja Suela Koçibellinj.


“Jam kundër, të drejtat e njeriut. Askush s'ka të drejtë të më heqë të drejtën. Duhet të ketë një justifikim kaq obkjektive, rendi public, siguria publike etj. që të justifikonte mbylljen e një platoforme. TikTok e ka të ndaluar që fëmijët nën 13 vjeç të hyjnë në TikTok . Kush e lejon fëmijën të hyjë? Problemi s’është të platforma, por problem i humbjes së kontrollit prindëror”. Prindërit kanë mjete specifike të monitorojë çfarë sheh fëmija.

 Kocibellinj: Jam pro që të mbyllet. Të rriturit dinë ku të marrin info kudo tjetër. Platformë për të bullizuar njëri tjetrin dhe videon që s’janë fare normale. Promovon dhunë, gjuhë urrejtje. 
Hazizaj: Nuk i mbron në këtë mënyrë fëmijët.
Kocibellinj: TikTok-u s'mund ta trajtojë vendin sikur s'ka zot.

Në një mendje, ata janë sa i përket rolit që TikTok ka në politikë. 
Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama publikoi vemdimin për të mbyl;lur platformën sociale TikTok për një vit, duke nisur nga viti 2025, lajm që shkaktoi sensacion në mediat ndërkombëtare.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike