Mbyllja e TikTok/ Berisha si adoleshent shkarkon VPN (që vjedh të dhënat): Ta përdorin edhe të rinjtë (VIDEO)

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me qëndrimet e tij qesharake për mbylljen e TikTok dhe tashmë që platforma nuk akesohet në vendin tonë u shfaq para kamerave si adoleshent duke treguar se ka shkarkuar VPN që aplikacioni mos t'i bllokohet.

Por, përpos kësaj, Berisha i nxit të rinjtë që të shkarkojnë VPN që të përdorin lehtësisht TikTok, ndonëse është një aplikacion që vjedh të dhënat. 

“Kjo e imja është në rregull, kam shkarkuar VPN dhe është në rregull. I ftoj të rinjtë të shkarkojnë  VPN dhe të vazhdojmë betejën tonë kundër censurës. Nuk duhet t’i nënshtrohemi censurës, është një akt i shëmtuar”, tha Berisha në konferencën për mediat.

Por, çfarë është VPN?

VPN (Virtual Private Network) është një aplikacion që fsheh adresën IP të përdoruesit dhe vendndodhjen e tij. Për këtë arsye, shumë përdorues po kthehen te përdorimi i VPN për të shmangur bllokimin e TikTok-ut në Shqipëri, pasi me VPN përdoruesit duket sikur e përdorin internetin nga një vend tjetër, duke i mundësuar aksesin në platformë.

Megjithatë, ekspertët ngrenë alarmin se përdorimi i VPN-ve falas mund të sjellë rreziqe të mëdha për sigurinë e të dhënave. Përdoruesit mund të bien viktima të sulmeve të hakerëve, të cilët mund të keqpërdorin të dhënat personale, si informacione të kartave të kreditit, fjalëkalime dhe të dhëna të tjera të ndjeshme. Disa VPN të dyshimta mund të mbledhin dhe shfrytëzojnë informacionin tuaj pa e ditur, duke e rrezikuar privatësinë tuaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beqiri: 27/03/2025 23:09

    Ti nuk behesh me or bur..Ti ke pjerdh fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet kryebashkiakja e New Jersey/ Drejtonte automjetin e dehur, dalin pamjet kur rrëzohet para policëve (VIDEO)

Arrestohet kryebashkiakja e New Jersey/ Drejtonte automjetin e dehur, dalin pamjet kur rrëzohet para policëve (VIDEO)