Punimet për ndërtimin e muzeut hebraik në Vlorë kanë nisur, por godina ku ai do të ngrihet ka hapur një debat. Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja, sqaroi se muzeu nuk do të jetë në godinën historike ku në vitin 1908 u themelua klubi Labëria, por në një godinë ngjitur me këtë klub.
Muzeu Etnografik ku ndodhet ky klub, sipas Gonxhes, do të restaurohet, por këto janë dy projekte të ndryshme sipas tij.
“De facto dhe de jure, bëhet fjalë për dy godina të ndryshme, dy pasuri kulturore të regjistruara veçmas dhe dy projekte të ndryshme. Godina e Muzeut Etnografik të Vlorës, është monument kulture dhe mban zyrtarisht emërtimin ‘Banesa ku në vitin 1908 u ngrit Klubi Patriotik Labëria’. Muzeu Hebraik po realizohet në një tjetër godinë, monument kulture, e regjistruar si ‘Banesa pranë Klubit Labëria’, shpjegon ministri.
Gonxhja thotë se ky dallim ishte bërë i qartë që në mars të vitit 2024, gjatë diskutimit të projektit në Këshillin Bashkiak të Vlorës. Sipas tij, jo vetëm që godina historike e Klubit “Labëria” nuk do të preket, por është parashikuar restaurimi dhe muzealizimi i saj.
“Godina e Klubit ‘Labëria’ jo vetëm nuk preket, por do të restaurohet dhe rijetëzohet. Faktet janë të qarta: Muzeu Etnografik nuk po tjetërsohet, nuk po ndryshon destinacion dhe nuk po i hiqet Bashkisë Vlorë”, vijon ministri.
Sipas ministrit, fondi për hartimin e projektit të plotë të restaurimit dhe muzealizimit të Muzeut Etnografik është miratuar nga bordi i AADF, ndërsa me dy godinat synohet të krijojnë një pol të ri muzeal dhe kulturor në Qendrën Historike të Vlorës.
Sqarimi i plotë i ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja
Ka një ndryshim të madh mes mbrojtjes së historisë dhe përdorimit të historisë për të prodhuar frikë, ndasi dhe dezinformim. Tymnajat e ngritura këto ditë rreth Muzeut Hebraik në Vlorë nuk kanë asnjë lidhje me faktet. Përkundrazi, ndërtohen mbi një të pavërtetë lehtësisht të verifikueshme: pretendimin se Muzeu Hebraik po ngrihet në godinën e Klubit Patriotik “Labëria”, gjë që nuk është e vërtetë.
De facto dhe de jure, bëhet fjalë për dy godina të ndryshme, dy pasuri kulturore të regjistruara veçmas dhe dy projekte të ndryshme. Godina e Muzeut Etnografik të Vlorës, është monument kulture dhe mban zyrtarisht emërtimin “Banesa ku në vitin 1908 u ngrit Klubi Patriotik ‘Labëria’”. Muzeu Hebraik po realizohet në një tjetër godinë, monument kulture, e regjistruar si “Banesa pranë Klubit Labëria”. Dhe këto nuk janë fakte që po i bëjmë publike sot, si përgjigje ndaj tymnajës së radhës. Janë fakte të dokumentuara, të komunikuara dhe publike prej kohësh.
Madje, që më 13 mars 2024, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës ku është diskutuar projekti i Muzeut Hebraik, kjo çështje është ngritur dhe sqaruar shprehimisht. Në procesverbalin zyrtar të asaj mbledhjeje evidentohet qartë se Muzeu Etnografik nuk do të preket, se ndërhyrja i përket banesës ngjitur dhe se “vetë Klubi Labëria, nuk do të preket”.
Pra, ky sqarim është bërë publik institucionalisht më shumë se dy vjet më parë, pikërisht në Këshillin Bashkiak të Vlorës. Dokumentet kanë qenë aty, faktet kanë qenë aty dhe dallimi mes dy godinave ka qenë i qartë që në procesin e vendimmarrjes. Ndaj këtu nuk kemi dy versione të së njëjtës histori. Kemi fakte të dokumentuara dhe publike prej kohësh, përballë një përpjekjeje të sotme për t’i shtrembëruar ato.
Por ka edhe një fakt tjetër që ata që sot shpallin rrezikun e “fshirjes së historisë së Vlorës” zgjedhin të mos e thonë: godina e Klubit “Labëria” jo vetëm nuk preket, por do të restaurohet dhe rijetëzohet.
Faktet janë të qarta: Muzeu Etnografik nuk po tjetërsohet, nuk po ndryshon destinacion dhe nuk po i hiqet Bashkisë Vlorë. Bordi i AADF ka miratuar fondin për hartimin e projektit të plotë të restaurimit dhe muzealizimit të Muzeut Etnografik të Vlorës. Një projekt që do të ruajë historinë dhe simbolikën patriotike të godinës, do të restaurojë monumentin dhe do të rijetëzojë muzeun sipas standardeve bashkëkohore.
Ky është dallimi mes zhurmës dhe punës. Mes atyre që prodhojnë tymnaja dhe atyre që investojnë për ta ruajtur historinë. Muzeu Etnografik i Vlorës, në godinën historike të Klubit Patriotik “Labëria”, do të restaurohet dhe do të ketë një jetë të re, duke ruajtur e përcjellë historinë dhe simbolikën e tij të çmuar. Muzeu Hebraik po realizohet në një godinë tjetër, pranë tij, duke krijuar së bashku një pol të ri muzeal e kulturor në zemër të Qendrës Historike të Vlorës, që pasuron ofertën shpirtëore të qytetit, fuqizon kujtesën dhe identitetin e tij dhe i jep një tjetër shtysë zhvillimit turistik, kulturor dhe ekonomik për tërë komunitetin.
-
Hahaha klithmat e fundit te deshperimit te ktij hajduti per te mbajt postin
Përgjigju -
Absolutisht koha me e pa pershtatshme ngritja e nje Muzeu Hebraik !! Pse ? Realisht shteti me Kriminel i shekullit te Ri ! Kane vrare dhe masakruar mbi 70 mije qenie humane,nga te cilet mbi 30 mije femije te moshes nga 0 deri ne 15 vjec !!! Eshte nje Turp ! Te pakten nga te gjitha shtetet Europiane,ne ketoi vite dhe aktualisht,po mbajne nje marredhenie te "profilit shume te ulet" me Izraelin !! Lufta dhe vrasjet masive !! Qeveria Rama po demostron realisht nje Servilizem te peshtire ndaj Izraelit (ka shume shembuj) ! Kjo nuk perfaqeson aspak ndjenjat e popullit tone !
Përgjigju -
O gonxhe karafili pse fut sherr ne shtepi.kujt I plasi per cifutet.nuk mjafton qe kane futur gjithe boten ne lufte por do te na fusin edhe ne. Kujt po i serviloseni tani apo te kane paguar cifutet!?
Përgjigju








Komente
Komento