Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, u ka bërë thirrje banorëve të Himarës që të largohen nga shtëpitë e tyre, bizneset apo ambiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën e tyre, teksa zjarri masiv që ka përfshirë qytetin po avancon.
Teksa ka bërë publik disa numra kontakti në terren, Tavo u ka bërë thirrje qytetarëve që të kërkojnë ndihmën e organeve të Policisë së rendit, Policisë Bashkiake, zjarrfikësve dhe urgjencës mjekësore në çdo kohë.
Njoftimi i Tavos:
THIRRJE URGJENTE
PËR BANORËT E HIMARËS!
Për shkak të zjarrit të papritur që po përparon drejt zonave të banuara, ju bëjmë thirrje të largoheni nga shtëpitë, bizneset apo ambiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën.
Ju lutemi, kërkoni ndihmën e organeve të policisë së rendit, policisë bashkiak, zjarrfikësve dhe urgjencës mjekësore në çdo kohë.
Ruani qetësinë dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve!
NUMRA KONTAKTI NË TERREN
+355 69 600 0200
+355 69 260 4355
+355 69 478 6723
+355 69 726 6533
+355 69 252 1907
+355 69 240 6302
+355 69 539 2571
+355 69 580 3899
+355 69 323 7130
+355 69 463 6213
Lajmi kryesor:
Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen disa banesa, rrezikohen dhjetëra të tjera! Zjarri shkrumbon 6 fshatra në Fier






