Rikthimi i 'Prefektit', drejtori i Teatrit Kombëtar për Report Tv: Ishte një lexim i ridimensionuar, mirëkuptim familjarëve por ne bëjmë art! Larg spekulantët

Rikthimi i 'Prefektit' në ambientet e Teatrit Kombëtar ishte një tentativë për ta risjellë një version të ridimensionuar, edhe në kuadër të politikës së institucionit për rikthimin e dramave me vlera të gjuhës shqipe. Deklarata është për Report Tv nga Hervin Çuli, drejtori i Teatrit Kombëtar.

"Është e thjeshtë, nuk ka lidhje me 'prefektin', ka të bëjë me politikën e Teatrit për leximin e dramave shqipe, një prej 7 veprave të rikthyera ishte edhe 'Prefekti'. Ne ridemensionojmë dhe i shikojmë me syrin e kohës edhe vepra që kanë përmbajtje ideologjike por kanë vlera të mëdha artistike. Regjisori Spiro Duni e riktheu për të dhënë një version ndryshe të kësaj vepre pasi nuk i pëlqente mënyra e ironizimit të mëparshëm", është shprehur Çuli në intervistën për gazetarin Andi Kapxhiu. 

Ai ka deklaruar se është mirëkuptues me sensibilitetin e familjarëve, por sipas tij duhen  treguar më mirëkuptues sepse në fund të fundit aktorët janë aty për të bërë Teatër.

"Unë jam njeri me sensibilitet shumë të fortë sa i përket vuajtjeve të të tjerëve, sidomos për histori të kësaj natyre. Dhe për këtë kam kërkuar edhe ndjesë për lëndimin, por jo për leximin. Por këtu kemi të bëjmë me një vepër artistike të ridimensionuar, e cila në fund të fundit është një tentativë edhe për të parë reagimet, për të hapur një debat. Sensibiliteti është karshi familjes, dhe jo për shoqata spekulantësh", vijoi drejtori i Teatrit Kombëtar.

Duke cekur çështjen e dokumentit të publikuar, i firmosur nga Qazim Mulleti që njoftonte ekzekutimin e 3 të dënuarve me vdekje, Çuli tha se nëse do të ishte patrioti ish-Prefekti i Tiranës nuk do ta kishte bërë diçka të tillë.

"Unë nuk e di nëse është i vërtetë ai dokument. Por një patriot këtë në fakt nuk do ta bënte. Pra, një patriot i shquar nuk mund ta bënte dot këtë, qoftë edhe me një letër përcjellëse.  Ky debat nuk është logjik. Po kthejmë në ngjarje gjëra të cilat janë shumë bazikë. Por nga ana tjetër propagandë më të mirë se kjo për Teatrin Kombëtar nuk ka. Ne po bëjmë një punë shumë të madhe.  Unë kam vërtet një dhimbje shumë të madhe për familjarë të atij. Edhe mund ta kishim eliminuar atë dreq leximi por ne teatër jemi në fund të fundit. Edhe Papa i Romës parodizohet. Edhe pjesa tjetër nuk duhet të tregohet me këtë mendime. Ç'është ky debati për filmat. Ato kanë vlera dhe kanë inspiruar breza të tjera. Kur bëhet fjalë për personazhe historik dhe i është deformuar jeta sigurisht që këtu duhet pasur më shumë kujdes", tha ndër të tjera në Report Tv, Hervin Çuli i cili në fund i ka bërë thirrje të gjithëve që të shkojnë në Teatër, ku sipas tij po bëhet një punë shumë e mirë.

Kujtojmë se leximi në Teatrin Kombëtar të veprës “Prefekti” të Besim Levonjës, i shfaqur në “Facebook” me rastin e festave të nëntorit, ngjalli një sërë kritikash. Sipas kritikëve në vepër ironizohet e tallet figura e Qazim Mulletit, ish-kryebashkiak dhe ish-prefekt i Tiranës në vitet e pushtimit nazi-fashist. Ishte shoqata “Tirona Intellectum” që reagoi ashpër për rikthimin e kësaj vepre. Sipas tyre, duket se Teatri me këtë vepër po rivlerëson tezat e qasjet që kishte Teatri gjatë regjimit komunist, luftën e klasave dhe stigmatizimin e banorëve të Tiranës që jo vetëm u dënuan dhe iu morën pronat për t’ia dhënë elitës së re komuniste, por edhe u portretizuan dhe u përjetësuan në vepra arti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:25
Rikthimi i 'Prefektit', gazetarja  Admirina Peçi: Vuajnë familjarët e pafajshëm të Qazim Mulletit, të ketë seleksionim

 

Për gazetaren e Report Tv Admirina Peçi, rileximi i veprës 'Prefekti' ka prekur familjarët e pafajshëm të Qazim Mulletit

‘Rileximi i veprës, preku familjarët e pafajshëm të Qazim Mulletit. Bëhet fjalë për jetë njerëzish të pafajshëm, që vuajtën nëpër burgjet e komunizmit. Duhet gjetur mënyra e duhur për t’i seleksionuar këto lloj veprash. Nuk jam për ndalimin e plotë të veprave, jam për të mos i lënduar familjarët e tij të cilët kanë qenë të pafajshëm.’-tha Peçi në një intervistë për Report Tv.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/12/2021 04:58

    Hitleri ka tre trashegimtare ne SH.B.A,per te mos folur per pasardhesit e nazisteve e tjere qe jane ne Gjermani,apo trashegimtaret e Musolinit ne Itali .Sipas logjikes se znj.Peci i bie qe /Arturo Ui/i Brehtit, /The great dictator/ i Chaplinit dhe vepra e filma te tjere,duhen seleksionuar dhe nuk duhen shfaqur se na u lendokan trashegimtaret e pafajshem te tyre??!!

    Përgjigju
  • beni: 03/12/2021 13:57

    hahaha ky tipi drejtor i teratrit hahaha kjy pijaneci dhe bixhozxhiu ben art. te fala carlos per shkelje etiuek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë