VIDEO/ Debati për shqiptarët në Britani/ Telefonuesi: Të gjithë ata që vijnë kanë smartphone! Prezantuesja i kthehet: I ke takuar të gjithë ti?

Emigrantët shqiptarë në Britani është tema që ka marrë shumë vëmendje dhe ka shkaktuar debate të shumta. Kjo është diskutuar edhe në emisionin LBC të Shelagh Fogarty, e cila duket se nuk e pëlqeu aspak komentin e një telefonuesi.

Keith nga Guilford i tha se njerëzit që kalojnë kanalin e La Manshit me gomone janë “refugjatë ekonomikë” dhe shteti nuk ka të ardhura për t’u kujdesur për ta.

“Ju e shihni, të gjithë shqiptarët që vijnë kanë smartphone”, tha Keith ndërsa Shelagh iu kundërpërgjigj: “I ke takuar të gjithë? E di ti që janë të gjithë njësoj?”

Por Keith nuk e kurseu përgjigje duke i thënë: “Ne duhet të zgjohemi dhe të kuptojmë që ky shtet nuk mund të përballojë shpenzimin e parave dhe kujdesjen për këta njerëz”.

Në këtë pikë, prezantuesja britanike duke iu referuar vendimit të sekretares së Brendshme, Suella Braverman për të dërguar 63 milionë paund në vit në Francë, në përpjekje për të parandaluar emigrantët për të kaluar Kanalin, tha: “Imagjino nëse do t’i përdornim këto para në mënyrë më konstruktive?”

Britania po tenton të ndjekë një politikë të re për azilkërkuesit, duke krijuar një listë të bardhë për vendet të cilat konsiderohen të sigurta, në këtë formë kërkesat e azilkërkuesve konsiderohen të pabaza. Tema e shqiptarëve në Britani të Madhe është tepër e lakuar duke kujtuar këtu debatin që ka përfshirë vendin mbi numrin e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë me varka nëpërmjet kanalit të ‘La Manshit’.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja