Debati për shqiptarët, zbardhet biseda e Ramës me Sunak: U angazhuam se dy qeveritë duhet të bëjnë më shumë për emigrantët e paligjshëm

Debati për shqiptarët, zbardhet biseda e Ramës me Sunak: U angazhuam se dy qeveritë duhet të bëjnë më shumë për emigrantët e paligjshëm

Ashtu siç ishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Rishi Sunak, ku një fokus ka marrë edhe diskutimi mbi emigrantët shqiptarë.

Në një njoftim të faqes zyrtare të qeverisë britanike, thuhet se Sunak ka vlerësuar kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar për jetën në Britani, por të dy kanë rënë dakord se dy qeveritë duhet të angazhohen më shumë për emigrantët ilegalë.

Udhëheqësit vlerësuan partneritetin e gjatë e të ngushtë midis Britanisë dhe Shqipërisë dhe u angazhuan për forcimin e bashkëpunimit në tregti, investime dhe mbrojtje, duke përfshirë sigurinë kibernetike.


Lajmi kryesor:

Rama telefonatë me Sunak: Emigracioni i paligjshëm, çështje për t'u zgjidhur! Kreu i qeverisë britanike: Vlerësim kontributit të shqiptarëve në shoqërinë tonë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë