Debati për taksën në Berlin/ Pacolli jep versionin e tij: Ja cfarë u diskutua mes Ramës dhe Haradinajt

Debati për taksën në Berlin/ Pacolli jep versionin e tij: Ja cfarë u diskutua mes Ramës dhe Haradinajt

Zv.kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka dhënë versionin e tij për atë që është diskutuar në Berlin në lidhje me kërkesën e Serbisë për heqjen e taksës nga Prishtina zyrtare.  E ndërsa kryeministri Rama mohoi deklaratën e Haradinajt, se i kishte bërë presion për heqjen e taksës për mallrat serbe, Pacolli tha se Rama ka ndërhyrë duke thënë se “dialogu me Serbinë mund të shkojë përpara nëse hiqet taksa”.

“Edhe kryeministri në fjalimet e veta është parë pak a shumë një distancim sa i përket taksës sepse ka ndërhyrë edhe kryeministri i Shqipërisë, i cili e pohoi se dialogu mund të shkojë përpara, se taksa duhet të hiqet, edhe pse nuk ka thënë drejtpërdrejt se taksa duhet hequr. Ka qenë një atmosferë e tillë, Haradinaj ka pikëpamjet e veta” – tha Pacolli.

Pas deklaratave të Haradinajt, Rama reagoi duke thënë se në Samitin e Berlinit askush nuk i ka bërë presion që të heqë taksën teksa zbuloi edhe një propozim që i është bërë homologut të tij kosovar (lexo këtu). Por, Haradinaj tha sot se do ta tregojë të vërtetën edhe kur nuk i pëlqen dikujt dhe lidhur me këtë "është dikush me tregu të vërtetën", duke nënkuptuar prezencën e personave të tjerë prezentë të cilët mund ta konfirmojnë deklaratën e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës