Debati për Teatrin/ Hervin Çuli: Talebanizëm dhe horror, më kanë kërcënuar

Debati për Teatrin/ Hervin Çuli: Talebanizëm dhe horror, më kanë kërcënuar

Hervin Çuli

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli shprehet se është sulmuar egërsisht, pas debatit të tij me aktorin Mirush Kabashi. Ai thotë se e kanë kërcënuar edhe me vajzën e tij, ndërsa shton se përreth kënaqen hijenat nga ky horror. Kujtojmë që Kabashi vijoi me akuzat në lidhje me debatin për Teatin Kombëtar, duke mos kursyer as drejtorin Hervin Çulin, të cilin e akuzoi për censurë në institucionin që ai drejton. I menjëhershëm dhe po me tone të ashpra ishte dhe reagimi i Hervin Çulit, i cili shkroi në rrjetet sociale se Mirush Kabashi ‘grabiti’ rrogën në Teatrin Kombëtar për 15 vite rresh dhe u ngjit në skenën e TB vetëm me një shfaqje.

Miq! Sot në faqen time në Facebook, por dhe në disa portale dhe ndonjë status prej karagjozi  për përhershëm, jam sharë e kërcënuar nga një lukuni banaliteti.

Nuk kam parë një urrejtje të këtij lloj përveçse në një kulturë tashmë e përcaktuar talebanizmi politik.

Bëra një status ironik për një djalë që foli dhe shau në protestë teatrin, shau me mllef dhe pa asnjë argument, siç ndodh rëndom sot.

Kaq! Pas kësaj nuk ka fjalë që përmban arsenali i vulgut të rrugës që nuk jam sharë e kërcënuar familjarisht.

Pastaj turma shpiku gjoja një kontraditë timen me aktorin Robert Ndrenika, që pasi bën like statusit tim, më ngacmon me një batutë dhe unë ia kthej siç ngacmohemi gjithmonë.

O tmerr! Pas kësaj dhe vajzën time 6 vjeçe më kanë shkruar se do ma lënë shtatzënë.

Dhe përreth shoh se si kënaqen hijenat nga ky horror, qelbësira dhe karagjozë FB-je që të vetmin argëtim kanë të mallkojnë jetën e atij tjetrit që nuk është si ai.

Si ka mundësi që e mbollëm farën e urrejtjes deri në masakës, o zot, ku jetojmë! O zot me kë bashkëjetojmë

Hervin Çuli

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 14/06/2018 12:24

    Mos u viktimizo o Hervin Culi se ata qe te kane kercenuar dhe per vajzen nuk jane me te mire se ty. Edhe ti si ata kategori halabakesh jeni o bixhozxhi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë