Debati për Teatrin Kombëtar/ Veliaj sot dëgjesë me artistët
Ai sqaroi edhe pozicionin e Bashkisë së Tiranës në këtë çështje, teksa theksoi se bashkia do ta zhvillojë këtë pronë sepse nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit.
Erion Veliaj
TIRANE-Erion Veliaj do të zhvillojë ditën e sotme një dëgjesë me komunitetin e artistëve për çështjen e ndërtimit të teatrit të ri. I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, Veliaj deklaroi se paraditen e sotme në orën 11 ai do të bashkëbisedojë me artistët për këtë propozim që pritet t’i japë qytetarëve të Tiranës një teatër dinjitoz.
Një shans fantastik është takimi i sot. I kemi ftuar të gjitha palët, t’i dëgjojmë të gjithë dhe ata që kanë shqetësime dhe ata që janë pro dhe ata që kanë pyetje se ndoshta jo të gjithë i dinë detajet. Kështu që ne sot në orën 10: 30 do të kemi një konsultim publik Në Tiranë.
Erion Veliaj
Ai sqaroi edhe pozicionin e Bashkisë së Tiranës në këtë çështje, teksa theksoi se bashkia do ta zhvillojë këtë pronë sepse nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit.
Arsyeja pse bashkia është e përfshirë është sepse bashkia është një nga pronarët e tokës në tokën mbrapa teatrit. Do të thotë që bashkia me ose pa teatrin është në tagrin e vet ta zhvillojë. Unë jam ndoshta i vetmi kryetar bashkie i një kryeqyteti në rajonin tonë i cili mbas godinës së vet ka një ferrishte. Përpara kemi sheshin, një nga më të bukurit i cili po animohet, po ka jetë, po ka aktivitete, po ka koncerte. Tani e kemi bërë të gjithin të transformuar për kampionatin botëror të futbollit.
Fusha sportive, hapësira për të kaluar kohën, madje edhe foto e famshme e Skënderbeut është rikthyer tani që është mbaruar edhe lulishtja mbrapa Skënderbeut. Ndërkohë që pas bashkisë ne kemi një ferrishte të madhe. Mbrapa teatrit gjithashtu magazinat e dekorit të Tiranës, një parking, ish-godina e vjetër e PD kështu që bashkia gjithsesi do ta zhvillojë këtë pronë sepse nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit
Erion Veliaj
Një pjesë e artistëve të Teatrit Kombëtar e kundërshtojnë vendimin për shembjen dhe ndërtimin mbi rrënojat e tij të një godine të re. Ata kanë paralajmëruar se nëse deri të premten nuk do të ketë asnjë reagim do të uzurpojnë godinë.
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.3%
-
Të gabuar
3.9%
-
S'më intereson
9.8%
Vota total: 948
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bashkia e Tiranës, 3 bursa për studentët në Kolegjin e Europës, Veliaj: Investim që do ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre
20 Korrik, 13:46
-
Bashkia e Tiranës ngre Çadrën e Kujdesit në sheshin 'Skënderbej', Veliaj: Matje tensioni dhe ujë falas për qytetarët
20 Korrik, 10:29
-
Veliaj: Kamza dhe Tirana do të lidhen me disa ura të reja, do të jetë aksi më i madh ekonomik
19 Korrik, 17:08
-
Veliaj nderon ish-ambasadorin Arvizu me ‘Çelësin e Qytetit’: Avokat dhe promotor i përjetshëm i Shqipërisë dhe Tiranës
17 Korrik, 13:51
-
Veliaj: Së shpejti, dy hapësira të reja për varreza publike në Tiranë
16 Korrik, 15:13
-
Merr formë Zona e Lirë Ekonomike, TEDA! Veliaj: Lehtësi për bizneset, gjenerohen 5 mijë vende pune
16 Korrik, 14:02
-
Veliaj pret skuadrën Olimpike të Tiranës: Investimet në sport po sjellin masivizim! Luiza Gega: Bashkia e Tiranës, një derë e hapur për sportistët
15 Korrik, 16:58
-
Veliaj me të rinjtë socialistë: PS e vetmja forcë që mbështet rininë, përballja me ide e çon vendin përpara
14 Korrik, 13:34
-
Lojërat Olimpike, Veliaj pret dy mundësit e Tiranës: Ngritja e flamurit të Shqipërisë është përgjigjja e duhur për ata që e djegin
13 Korrik, 22:58
-
Pas 20 vitesh degradim, Veliaj: Pishinat e Akuadromit u transformuan, pagesa për pastërtinë e mirëmbajtjen
13 Korrik, 15:56
-
Protesta e opozitës me molotovë, Veliaj: Djegësit e flamurit dhe përdhunuesit e institucioneve meritojnë të ndëshkohen në zgjedhje
12 Korrik, 12:18
-
Veliaj: Zgjidhni punën, jo ata që pushojnë te gjiri i Lalzit! PD leje kuturu në Yzberisht, ‘harroi’ urbanizimin
11 Korrik, 13:46