Debati për zbulimet arkeologjike
Kuvendi thërret Kumbaron e Dakon

Debati për zbulimet arkeologjike<br />Kuvendi thërret Kumbaron e Dakon
Pas kërkesës së opozitës, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka vendosur që të thërrasë në një seancë dëgjimore Ministren e Kulturës, kryebashkiakun e Durrësit, Unionin e Ekspertëve Mjedisorë të Shqipërisë, Përfaqësues të Institutit të Arkeologjisë dhe Aleancën e Mbrojtjes së Vlerave Kombëtare pas zbulimeve arkeologjike në qytetin bregdetar që u pasuan me debate duke sjellë edhe pezullimin e gërmimeve.
 
Por opozita, pavarësisht se vendosi që të thërrasë institucionet në seancë dëgjimore nuk do të marrë pjesë në komision për shkak të bojkotit politik.
 
Megjithatë burime nga komisioni pohojnë për Report Tv se seanca dëgjimore do të zhvillohet, pasi institucionet kanë konfirmuar praninë, pasi projekt kalendari është miratuar dhe gjithcka do të vazhdojë sipas planeve.
 
Kështu ditën e hënë kurë është përcaktuar zhvillimi i seancës dëgjimore opozita nuk do të jetë e pranishme, por mbledhja do të drejtohet nga shumica, n/ kryetari Peza, në mungesë të Genc Pollos.
 
Por përse ka lindur debati?
Një velë prej betoni ka nisur të ndërtohet pranë hyrjes se lashtë të Dyrrahut nga Bashkia e Durrësit.
 
Për ndërtimin e Velierës prej betoni kanë nisur dy javë më parë gërmime intensive me mjete të rënda, ekskavatorë, kazma e lopata.
 
Nisja e gërmimeve është pritur me protesta nga qytetarët e Durrësit, pasi zona ku parashikohet të ndërtohet ka vlera arkeologjike.  
 
Reagime kundër ndërtimit të objektit kanë nisur të bëjnë edhe disa specialistë të arkeologjisë.
 
Ditët e fundit ka pasur një protestë nga qytetarët e Durrësit kundër ndërtimit të këtij objekti, sepse ata mendojnë se po shkatërrohen vlerat historike të qytetit në këtë zonë.
 
Çfarë është kjo Veliera apo Vela prej betoni?
Projekti i quajtur italisht Veliera është paraqitur nga Bashkia e qytetit të Durrësit dhe ka si autorë arkitektë italianë.
 
Ky projekt në shqip me emërtimin “Vela” parashikon ndërtimin e një strukture në formë vele me sipërfaqe 2 mijë metra katrorë që mbahet në ajër me katër këmbë konstruktive.
 
Ajo nuk ka ndonjë funksion të posaçëm utilitar social apo ekonomik. Është një strukturë betoni me karakter thjeshtë dekorativ - një skulpturë masive e stilizuar gjeometrike në formën e një vele anijeje.
 
Dy këmbët e veprës së artit bien mbi Zonën Arkeologjike A të Durrësit, ku për hir të ruajtjes së monumenteve të kulturës dhe të pasurisë arkeologjike të nëntokës, ligji ndalon kategorikisht çdo lloj ndërtimi të ri.
 
 
Në rend të ditës në komision e Medias
Seancë dëgjimore në lidhje me zbatimin e legjislacionit për trashëgimin kulturore në qytetin e Durrësit ,gjatë ndërtimit të një vepre të re urbane :
Të ftuar:
Ora 10.00
– Unionii Ekspertëve Mjedisorë të Shqipërisë (UEMSH)
-Aleanca e Mbrojtjes së Vlerave Kombëtare (AMVK)
Ora 11.00
-Znj. Mirela Kumbaro , Ministre e Kulturës
-Vangjush Dako , Kryetar i Bashkisë
-Përfaqësues të Institutit të Arkeologjisë
 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......