Debati për zgjedhjet në universitete, Dekani i Shkencave të Natyrës në Report Tv: Jemi në pandemi, ministria t'i shtyjë

TIRANE-Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës Spiro Drushku ka ndërhyrë në debatin mes qeverisë nga njëra anë dhe opozitës e rektorit të Tiranës në krahun tjetër duke u shprehur në një lidhje për Report Tv se do të ishte më mirë që ministria e Arsimit të shtynte zgjedhjet në universitete në një moment të dytë dhe të mos nxitohemi në këtë periudhë pandemie.

"Në këto momente stafi ka qenë pritje të rregullores së rektorit për zgjedhjet, apo urdhrit të ministres për ndonjë ndryshim. Mendoj është pak sa e koklavitur dhe jo e qartë për ecurinë e procesit të zgjedhjeve dhe nuk e kemi të qartë as situatën e mbylljes së vitit akademik. Në këtë situatë duhet të ketë një vendimmarrje nga ministria e Arsimit, nuk do të ishte shkelje e autonomisë, që të shprehej nëse procesi duhet të vijojë apo jo nisur nga situata.

Zgjedhjet duhet të bëhen, por teknikisht a është e mundur të bëhen të suksesshme dhe të pakontestuara. Unë nuk shoh ndonjë gjë të jashtëzakonshme që të bëhen, por jo me këtë ngutje dhe nxitim, pasi ndoshta nuk do të bëhen në qershor dhe afati i kandidimit të bëhet në muajin maj dhe ata që duan të jenë drejtues të bëjnë fushatë të qetë. Unë jam në pritje të një reagimi i të kujdesshëm për të shtyrë një pjesë të urdhrit, nuk mund të bëhet në 12 qershor, ne nuk kemi pedagogët në auditorë jo më studentë, e shoh të pamundur të bëhen zgjedhjet. Do të ishin të kontestuara.

Nuk shoh cenim nëse do të kishte shtyrje të datave të aplikimit, të lihet koha e duhur për të aplikuar dhe senatit për të bërë miratimin e strukturave për të bërë këto zgjedhje. Nuk kemi asnjë arsye që të nxitojmë dhe të penalizohemi para studentëve dhe pedagogëve për zgjedhje jo të drejta dhe të qartë. Sa i përket rikthimit të studentëve në auditorë një afat dy javor në qershor do të na ndihmonte për kategorinë e studentëve që nuk kanë pasur akses dhe nuk e shikoj të pamundur për të bërë provimet në atë periudhë. Apo edhe provimet online. Na duhet data e saktë e rikthimit të studentëve në auditorë" tha ai.

Por përse lindi debati? Në datë 26 mars, ministrja e Arsimit Besa Shahini firmosi urdhrin për shtyrjen me një muaj të procesit zgjedhor të planifikuar në universitete. Kështu nisja e fushatës për zgjedhjen e drejtuesve të universiteteve u shty nga data 9 prill për në datë 11 maj, ndërkohë që zgjedhjet rrjedhimisht nga data 8 maj u shtynë në 12 qershor. Pra, zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve rrjedhimisht i bie që të mbahen brenda datës së fatkeqësisë natyrore, pasi procesi do të mbahet në 12 qershor ndërsa gjendja u shty deri në 23 qershor, teksa në auditorë do të rikthehen vetëm tre javë studentët që do të diplomohen.

Komisioni institucional i zgjedhjeve në Universitetin i Tiranës shpalli hapjen e regjistrimit të kandidatëve për rektor dhe anëtar senati. Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni në një postim të gjatë në Facebook reagoi duke e cilësuar këtë si shkelje të paprecedentë dhe të ligjit arsimit të lartë.  Lidhur me situatën ka reaguar ashpër edhe Partia Demokratike, që akuzon qeverinë se në një situatë mjegulle të krijuar nga koronavirusi kërkon që të kapë universitetet.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale